×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria ndan mjete shtesë për policinë

    FrontOnline
    25 Shtator 2020

    Kryeministri, Avdullah Hoti ka njoftuar se sot me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, kanë ndarë mbi 6 milion euro për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, për angazhimin e shtuar dhe punë me orar të zgjatur në terren dhe të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë COVID-19.

    Hoti thotë se bashkë me Policinë e Kosovës dhe të gjitha institucionet e thirrura në menaxhimin e pandemisë, po bëjnë të pamundurën që të ndalin përhapjen e virusit.

    Njoftimi i plotë:

    Gjithmonë mirënjohës për punën e Policisë së Kosovës.

    Pandemia e ka ndryshuar jetën tonë të përditshme, si në Kosovë ashtu edhe në botë. Edhe qasja jonë duhet të ndryshojë gjithashtu, sidomos karshi heronjve tanë të gjallë që vazhdimisht po sakrifikojnë, në mënyrë që ne të përshtatemi në realitetin e ri.

    Sot, me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, kemi ndarë mbi 6 milion euro për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, për angazhimin e shtuar dhe punë me orar të zgjatur në terren dhe të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë COVID-19.

    Ne, bashkë me Policinë e Kosovës dhe të gjitha institucionet e thirrura në menaxhimin e pandemisë, po bëjmë të pamundurën që të ndalim përhapjen e virusit dhe të ju mbajmë të sigurt, ndërsa nga ju kërkojmë që të bëheni pjesë aktive në këtë betejë, duke i respektuar në përpikëri masat.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka zyrtarizuar sot kandidaturën e Arbër Ismajlit për kryetar të Komunës së Gjilanit në zgjedhjet e ardhshme...
    Lajme29 Maj 2025
    Njohësi i politikave, Shenoll Muharremi thekson se rritja e çmimit të energjisë po shkakton inflacion real në Kosovë, duke varfëruar familjet kosovare...
    Lajme29 Maj 2025
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i ka bërë të ditur se karabinierët italianë po vazhdojnë të mbështesin komunitetet në Mitrovicë, përmes pranisë...
    Të tjera
    Opinione29 Maj 2025
    Nga: Arianit Koci Një avokat që i del në mbrojtje një prokurori – nuk është veprim i zakonshëm. As i mençur –...
    Lajme29 Maj 2025
    “Serbia pas Vuçiqit është diskutuar për një kohë të gjatë, jo vetëm në Europë, por edhe në vetë Serbinë dhe, me sa...
    Lajme29 Maj 2025
    Drejtori i ZRrE-së ka folur për protestën e bizneseve të mbajtur sot në hyrjet e Prishtinës. Ai ka thënë se pavarësisht gjithë...
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    Seanca e parë plenare e Kuvendit të Shqipërisë pas zgjedhjeve të 11 majit u shoqërua me tensione dhe përplasje mes opozitës dhe...
    Lajme29 Maj 2025
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në OSBE, ka pritur Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, në Këshillin e Përhershëm...
    Lajme29 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një intervistë në televizionin shqiptar A2CNN teksa ka folur për sigurinë e vendit, ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.