×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Qeveria “Hoti” për një muaj emëron 44 zv/ministra, ndjek modelin e Qeverisë “Haradinaj”

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Nuk i ka mbushur akoma as një muaj të plotë që kur është formuar.

    Megjithatë, Qeveria “Hoti”, i ka “grahur” shpejtë punës për emërimin e zëvendësministrave.

    Për 23 ditë, ajo ka emëruar, gjithsej 44 të tillë nëpër 16 dikastere të ndryshme qeveritare.

    Ata që monitorojnë punën e këtyre institucioneve thonë se ky numër mund të rritet akoma ditëve në vijim.

    Aq sa Qeveria “Hoti”, sipas Visar Rushitit nga Demokracia Plus, mund t`i ngjasojë qeverisjeve paraprake me mbi 80 zëvendësministra.

    “Në bazë të një trendi mund të thuhet se numri i tyre do të rritet edhe shumë me shumë në bazë të kësaj që është parë deri me tani. Deri sot i kemi 44, por ky numër pritet të rritet dhe shumë lehtë mund t`i ngjasojë edhe qeverive paraprake kur kemi pasur 70 apo 80 zv/ministra të emëruar”, u shpreh ai për Front Online.

    Ministrja e Kulturës, Rinisë e Sportit, Vlora Dumoshi deri tash ka 5 vartës në dikasterin që e udhëheqë.

    Po kaq zëvendës pas vetes ka edhe Ministri Blerim Kuçi që drejton  Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

    Numri i të emëruarve në këto dy dikastere, por edhe numri i përgjithshëm i zëvendësministrave në Qeverinë “Hoti” është i palogjikshëm për Erblin Hoxhën nga Lëvizja “Fol”.

    Ky vlerëson se për një dikaster qeveritar në Kosovë nuk ka nevojë për më shumë se 2 zëvendësministra.

    “Unë mendoj që për strukturën që e kemi është totalisht jo logjikë me i pasë më shumë se 2 zëvendësministra në rastin më të mirë. Por 1 zëvendësministër është i nevojshëm sepse në Kosovë nuk është që kemi aq shumë punë saqë Ministri të jetë për 2 muaj jashtë e të ketë nevojë që 1 zëvendësministër ta zëvendësojë kaq gjatë”, theksoi ai për Front Online.

    Avdullah Hoti, kur ishte shef i deputetëve të LDK-së në vitin 2017, atë kohë opozitë,  kishte kritikuar Haradinajn për numrin e madh të zëvendësministrave.

    Për dallim prej Qeverisë “Hoti”, ajo “Kurti” kishte 11 zëvendësministra më pak, gjithsej 33 të tillë. /Front Online/

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.