×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Qeveria e Maqedonisë i publikon harxhimet financiare gjatë krizës me Coronavirusin

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Ministri përgjegjës për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë Robert Popovski, sot në konferencë për shtyp informoi se të dhënat për të gjitha donacionet financiare dhe jofinanciare, si dhe të dhënat për të gjitha pagesat e buxhetit të bëra për përballjen me krizën mund të shihen publikisht në web-faqen për transparencë financiare të Qeverisë, kriza COVID-19″.

    Ai shtoi se mjeti është në në dispozicion në web-faqen e përmirësuar dhe në një vend i grumbullon të gjitha shpenzimet, subvencionet, donacionet dhe furnizimet publike për përballje me krizën COVID-19, përcjell Telegrafi Maqedoni.

    “Me lidhjen e bazave të institucioneve me sistemin elektronik të furnizimeve publike qytetarët, mediat dhe të gjithë të interesuarit do të munden në një vend të informohen për të gjitha shpenzimet në lidhje me VOVID-19. Qeverisja e përgjegjshme dhe transparenca janë një nga prioritetet thelbësore të Qeverisë në tre vitet e kaluara dhe në këtë drejtim është edhe ky mjet. Vetëm kështu ndërtohet sistem i besimit në institucionet përkundër makinerisë së lajmeve të rreme”, deklaroi Popovski.

    Ai theksoi se në web-faqe do të publikohen furnizime publike të bëra nga institucione në nivel qendror të cilat kanë të bëjnë me përballjen me krizën, të dhëna për donacione jofinanciare në llogaritë me dedikim të sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë dhe të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të dhëna për të gjitha pagesat nga buxheti të bëra si masa për përballje me krizën.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.