Kabineti Qeveritar e ka e ka cilësuar si të panevojshëm hartimin e ligjit për menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë, inicimin e së cilit e kanë nisur disa deputetë të Kuvendit të Kosovës, në krye me kryeparlamentaren Vjosa Osmani.
Zëvendëskryeministri nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj, tha se menaxhimi i pandemisë është mjaftueshëm i rregulluar me legjislacionin në fuqi dhe dispozitat e veçanta të Kushtetutës.
“Qeveria e Kosovës vlerëson nuk mbështet nismën legjislative të iniciuar nga disa deputetë të Kuvendit për rregullim të ri ligjor me të cilin bëhet kufizimi i disa prej lirive themelore të garantuara me Kushtetutën. E vlerëson të panevojshëm miratimin e projektligjit për menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë”, tha Selmanaj.
Selmanaj ka kërkuar që të miratohet mendimi i Qeverisë sa i përket këtij Projektligji, ku me shumica votash ky mendim u aprovua nga anëtarët e kabinetit qeveritar.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/901792046956710/?v=901792046956710¬if_id=1594222491986641¬if_t=live_video_explicit