×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Qeveria amerikane u dërgon 1.4 miliardë dollarë të vdekurve

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Zyra e Përgjegjësisë së Qeverisë (GAO), një agjenci mbikëqyrëse e pavarur e Kongresit, raportoi së fundi se mbi një milion amerikanëve të ndjerë, u janë dërguar gjithsej 1.4 miliardë dollarë muajt e fundit, në përpjekjet e administratës për të nxitur fillimin e ekonomisë gjatë periudhës më të keqe të pandemisë.

    Më shumë se 160 milionë pagesa që kapin shumën 269 miliardë dollarë u shpërndanë për shumicën e amerikanëve.

    Në përgjithësi, rreth 90% e amerikanëve morën pagesat në para, përfshirë 500 dollarë për çdo fëmijë. Raporti i GAO thotë se lista e përfituesve ishte bazuar në emrat e regjistruar në deklaratat federale të taksave 2018 ose 2019, por qeveria dështoi të llogariste njerëzit që kishin vdekur më pas.

    GAO tha që për të përmbushur mandatin e kongresit për të ofruar pagesa sa më “të shpejta të ishte e mundur”, Departamenti i Thesarit dhe Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme dërguan tre grupet e para të pagesave pa kontrolluar të dhënat e vdekjeve në Administratën e Sigurimeve Shoqërore, transmeton Tch.

    Të mbijetuarit e të ndjerëve që morën pagesa të qeverisë fillimisht menduan se mund të mbanin pagesat, por agjencia e mbledhjes së taksave vendosi në maj që paratë duhet “të ktheheshin”.

    Megjithatë, GAO tha në raportin e saj se aktualisht nuk ka një plan për të njoftuar marrësit e paligjshëm – gati 1.1 milionë të afërm të njerëzve të vdekur që nga 30 Prilli – se si të kthejnë pagesat.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Forcat ajrore dhe të mbrojtjes raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor kanë kapur një raketë balistike iraniane që fluturonte drejt...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.