×
  • Lajme
  • Lajme

    “Qëndrojmë në opozitë”, PDK mohon kategorikisht se do jetë pjesë e qeverisë

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Bekim Haxhiu, deputeti nga radhët e PDK-së, ka folur rreth asaj se a do t’i bashkohet kjo parti koalicionit që është tani në Qeverinë e vendit.

    “PDK do të jetë aty ku do partia dhe ku do votuesi i saj, dhe jo ku të tjerët e rreshtojnë. Ajo është në shërbim të qytetarëve. PDK është duke bërë më të mirën brenda Kuvendit për qytetarët e Kosovës, nuk e shohim vetenn për tu bërë pjesë e asnjërës palë, as të LDK-së dhe as të LVV-së, ashtu si e them unë të qeverive të mashtrimit. Ne e shohim vetën në opozitë, dhe llogaridhënien për situatën e tanishme qytetari duhet ta kërkojë nga ato parti. Nuk po shoh që është duke bërë ndonjë punë e mirë, si kjo si ajo qeveria tjetër nuk është se kam parë se kanë bërë diçka”, tha ai.

    Haxhiu në Klan Kosova ka thënë se nëse LVV-ja e ka zhvendosur miqësinë me SHBA-në përgjegjësia i takon LDK-së për këtë.

    “Nëse LVV-ja e ka zhvendos Kosovën nga miqësia me SHBA-në, përgjegjësia është e LDK-së, sepse Kurti është bërë kryeministër me votat e LDK-së. Konflikti që është prodhuar pastaj mes SHBA-së dhe BE-së, këtu ka humbur Kosova dhe nuk guxon të ndodh që Kosova të mbetet në situatë që të zgjedh mes BE-së dhe SHBA-së. Për këtë narracion të ngritur përgjegjës janë edhe LVV edhe LDK”, ka thënë Haxhiu.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Maj 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, me dy pika kyç në rendin e ditës që pritet të...
    Lajme21 Maj 2025
    Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj është deklaruar para mediave pas dështimit të 19-të të konstituimit të Kuvendit. Ai ka thënë se Kurti...
    Lajme21 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka arritur në Zvicër, për vizitën e saj shtetërore, me ftesë të Presidentes Karin Kuller-Sutter. Kjo është vizita e...
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2025
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili tha se një marrëveshje politike është “e domosdoshme” për formimin e institucioneve, dhe...
    Lajme21 Maj 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur nisjes së senacës konstituive. “njëjtë sikur fakti që e qon dorën në Kuvend dhe e...
    Lajme21 Maj 2025
    Ministri në detyrë dhe njëherësh deputeti i Listës Guxo, Faton Peci, është deklaruar para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, ku...
    Lajme21 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk e ka ndërmend të ndryshojë qasjen e tij ndaj gazetarëve të cilët po raportojnë tash e...
    Lajme21 Maj 2025
    Deputetja Albulena Haxhiu, njëherit kandidatja e VV’së për kryeparlamentare, para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive është deklaruar para mediave. “Ckado që...
    Lajme21 Maj 2025
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se nëse kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka votat për formimin e qeverisë atëherë duhet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.