×
  • Lajme
  • Lajme

    Qendra e Studentëve e gatshme për pranimin e studentëve të rinj

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Pandemia COVID-19, përveç procesit mësimor, ka pezulluar edhe punën në Qendrën Studentore në Prishtinë, shkruan GazetaBlic.Që nga muaji mars, asnjë studentë nuk ka qenë i vendosur nëpër Konviktet e Prishtinës.Fillimisht Qendra Studentore, ishte shndërruar në vend për karantinimin e personave të dyshuar apo të prekur me koronavirus.

    Teksa, procesi mësimor ka filluar për nivelet e ulëta dhe të mesme, ende nuk është ndërmarrë ndonjë veprim për studentët e Universiteteve Publike.Kjo ka bërë që menaxhmenti i Qendrës Studentore, të mos dijë se kur duhet të fillojnë strehimin e studentëve.Mirëpo, drejtori i kësaj qendre, Fatmir Sfishta, në një bisedë për GazetaBlic, thotë se ata janë të gatshëm për sistemimin e studentëve të rinj nëpër konvikte dhe në menzë.

    Por, shprehet se ende nuk kanë marrë ndonjë njoftim nga ana e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.Madje, si thotë se pa u njoftuar nga ana e ministrisë, ata nuk mund të hapin konkurs për pranimin e studentëve.

    “Ne jemi duke i bërë të gjitha përgatitjet që të fillojë viti akademik. Mirëpo, ende nuk ka ardhur ndonjë vendim për vendosjen e studentëve nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe nga Ministria e shëndetësisë dhe Institutit. Ne jemi duke pritur vendim nga ta se çfarë do të vendosim për fillimin e regjistrimit, ka thënë Sfishta për GazetaBlic.

    “E dimë se çdo vitë konkursi për aplikimin në Qendrën Studentore bëhet në fillimi te muajit shtator. Mirëpo, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19 ende nuk kemi diçka zyrtare”, shtoi ai.Udhëheqësi i Qendrës Studentore, shprehet se ata janë ta gatshëm për çfarëdo vendimi që vjen nga ana e Ministrisë së Arsimit.“Ne jemi duke pritur vendim nga ta se çfarë do të vendosim për fillimin e regjistrimit”, ka përfunduar Fatmir Sfishta.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Korrik 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje, rreth orës 11:34 në rrugën “Garibaldi”, në qendër të Prishtinës, ku një person ka rënë...
    Lajme17 Korrik 2025
    Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka njoftuar se kanë ndarë mjetet për rimbursimin e 10%-shit për të pensionuarit e 2025-s. Në...
    Lajme17 Korrik 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim, Gino Mulliqin, i cili së fundmi është zgjedhur anëtar i Këshillit Komunal...
    Të tjera
    Lajme17 Korrik 2025
    Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dështuar sërish të konstituohet, për herë të 47-të me radhë, duke vazhduar krizën institucionale që ka...
    Kronika17 Korrik 2025
    Një motoçiklist është goditur nga një kamion të mërkurën në Prizren. Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin, është arrestuar...
    Kronika17 Korrik 2025
    Një burrë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se në gjendje të dehur ka sulmuar një burrë, derisa policia rastin e ka...
    Kronika17 Korrik 2025
    Një burrë është arrestuar në Prizren, nën dyshimin se kishte sulmuar seksualisht një tjetër. Sipas policisë, rasti ka ndodhur pasditen e së...
    Lajme17 Korrik 2025
    Kreu i Nisma Socialdemokrate dhe ai i Vetëvendosjes, pritet të mbajnë takim dy palësh më së largu deri të dielën Detajet e...
    Ekonomi17 Korrik 2025
    Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se pas vendimit të Bankës Botërore edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka hequr Kosovën nga lista...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.