×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Puna praktike në distancë, si të lini përshtypje të mirë?

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Nëse keni plan të filloni një punë praktike tani, përgatituni për një përvojë më ndryshe nga ajo që parashikonit. Për shkak të pandemisë koronavirus, shumë programe të punës praktike tani aplikohen nga distanca.

    Sipas një studimi në muajin maj të këtij viti nga “Shoqata Kombëtare e Kolegjeve dhe Punëdhënësve (NACE)” 46% e programeve të praktikës kanë kaluar në një përvojë virtuale. Edhe në vendin tonë një gjë e tillë është duke u aplikuar pasi që kompanitë e ndryshme duan që stafin e tyre të ri ta përgatisin se si të jenë produktiv edhe nëse punojnë në distancë.

    Ja disa strategji të thjeshta dhe shumë efektive për t’ju ndihmuar të lini një përshtypje pozitive gjatë punës praktike në distancë:

    Tregoni profesionalizëmEdhe pse nuk keni kontakt fizik me bashkëpunëtorët tjerë, kjo nuk do të thotë se duhet të ndiheni më komod dhe t’i shtyni detyrat tuaja për më vonë. Është e rëndësishme të veproni profesionalisht dhe me përgjegjësi. Ja disa këshilla që duhet t’i merrni parasysh:

    • Kushtoni rëndësi veshjes: Shumica e takimeve të planifikuara do të mbahen me video thirrje përmes shërbimeve si Zoom, Google Hangouts dhe Skype. Kjo do të thotë që menaxheri dhe bashkëpunëtorët tuaj do t’ju shohin, kështu që është e rëndësishme të visheni profesionalisht.
    • Jeni gjithmonë në kohë: Regjistrohuni në programet e bisedës menjëherë në mëngjes dhe sigurohuni që të kyçeni në video-takime me kohë. Gjithashtu, mos vononi përgjigjet për email-et dhe mesazhet që pranoni, pasi që është e rëndësishme të tregoni se jeni i pranishëm, i angazhuar dhe duke punuar.

    Jeni bashkëpunues

    Një nga qëllimet e shumta të punës praktike është të krijoni lidhje dhe të ndërtoni rrjetin tuaj. Prandaj, shfrytëzojeni këtë kohë të bashkëpunoni me kolegët tuaj, mundohuni t’i njihni ata më shumë pasi një bashkëpunim i ndërsjellë ndikon në mbarëvajtjen e punës së përgjithshme të stafit.

    Merrni iniciativa

    Pavarësisht nëse jeni duke punuar nga distanca ose në zyrë, është gjithmonë ide e mirë të ndërmerrni iniciativa. Kompanitë i vlerësojnë punonjësit që kërkojnë projekte të reja dhe që sfidojnë veten vazhdimisht. Mos hezitoni ta pyesni menaxherin tuaj për punë shtesë dhe të jepni ide të reja në fushat ku e shihni se ka nevojë.

    Jeni mirënjohës

    Është mirë të jeni mirënjohës dhe të sjellshëm. Falënderoni bashkëpunëtorët dhe mbikëqyrësit tuaj kur ofrojnë trajnime, ide dhe njohuri për kompaninë dhe industrinë e përgjithshme. Në ditën tuaj të fundit mos harroni t’i falënderoni kolegët tuaj. Ju mund ta dërgoni një mesazh për të gjithë ekipin, si dhe mesazhe individuale për menaxherin tuaj dhe këdo tjetër që keni punuar ngushtë me të.

    Secila kompani ka kulturën dhe rregullat e saj. Prandaj, është e rëndësishme që t’i respektoni dhe përshtateni rregullave të kompanisë në të cilën mbani praktikë. Ndoshta mund të jetë më sfiduese kur nuk jeni aty personalisht, por nuk është aspak e pamundur./AkademiPune/

    Nga Rubrika
    Lifestyle19 Prill 2025
    Nëse e keni pyetur veten se çfarë gjinie do të jetë fëmija juaj, më poshtë zbuloni se çfarë thotë shkenca për këtë...
    Lifestyle18 Prill 2025
    Konsumimi i arrave mund të përmirësojë shëndetin e spermës, ka treguar një studim i ri. Meshkujt të cilët konsumuan sasi të moderuar...
    Lifestyle17 Prill 2025
    Dashi Horoskopi i datës 17 prill 2025 nga Christine Haas Dielli do ju bëjë të shihni anën piktoreske të jetës gjatë kësaj...
    Të tjera
    Kronika22 Prill 2025
    Shtatë persona kanë rënë në pranga mëngjesin e së hënës përgjatë një operacioni të madh policor në Kaçanik, lidhur me vrasjen e...
    Bota/Rajoni22 Prill 2025
    Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin Top Story...
    Bota/Rajoni22 Prill 2025
    Me vdekjen e Papa Françeskut, në Vatikan hapet një seri e gjatë ngjarjesh që do të çojnë në konklavën për zgjedhjen e...
    Lajme22 Prill 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, për FrontOnline ka folur për shpenzimet e institucioneve gjatë tri viteve të fundit,...
    Lajme22 Prill 2025
    Ka ndërruar jetë ish-kryetari i Prishtinës, Salih Gashi. Lajmin e bëri të ditur kryetari Përparim Rama. Përmes një postimi ka shprehur ngushëllimet...
    Lajme22 Prill 2025
    Ngërçi politik ka vazhduar edhe gjatë se hënës në Kuvendin e Kosovës. Partitë politike nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për ta...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.