×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikimi i dokumenteve për vrasjen e Ukshin Hotit, reagon djali i tij Andini

    FrontOnline
    22 Gusht 2020

    Mbrëmjen e së premtes janë publikuar disa dokumente përmes së cilave pretendohet se hidhet dritë për zhdukjen e veprimtarit Ukshin Hoti, dhe dokumente të cilat tregojnë për vrasjen e tij nga shteti serb.

    Në lidhje me këto publikime, ka reaguar djali i Ukshin Hotit, Andin Hoti.

    Hoti përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se publikimi i disa dokumenteve me të cilat pretendohet fati i babait të tij është tronditës, sfidues e akuzues për institucionet e Kosovës, shtetin dhe bashkësinë ndërkombëtare.

    Sipas tij, Serbia në vazhdimësi ka prodhuar dokumente me qëllime politike e kriminale, prandaj siç tha ai as në këtë rast nuk i marrin apriori si të besueshme e të verifikuara.

    Hoti kërkon nga institucionet e Kosovës si dhe nga kryeministri Avdullah Hoti që në kuadër të dialogut me Serbinë, t’i trajtojnë këto dokumente me përgjegjësi dhe seriozitet maksimal, duke kërkuar llogari dhe hetim ndërkombëtar.

    Lexoni të plotë reagimin e tij:

    Publikimi i disa dokumenteve tani në RTK me të cilat pretendohet fati i babait / e familjarit tonë Ukshin Hoti, përveç tronditës është edhe sfidues e akuzues për institucionet e Kosovës, shtetin dhe bashkësinë ndërkombëtare. Për ne si familje, Serbia në vazhdimësi ka prodhuar dokumente me qëllime politike e kriminale, prandaj as në këtë rast nuk i marrim apriori si të besueshme e të verifikuara. Megjithatë, në përpjekjet tona për zbardhjen e të vërtetës, duke bashkëndjerë me familjet e të gjithë të pagjeturve nga lufta, kemi qenë të vetëdijshëm për përmasën barbare e kriminale të Serbisë. Gjatë më shumë se 20 vjetëve të terrorit psikologjik jo vetëm për ne si familje, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, Këshilli i Evropës e të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare, duke përfshirë edhe UNMIK-un dhe EULEX-in, kanë dështuar ta mposhtin mizorinë dhe lojën perverse të politikës serbe me fatin e viktimave të saj. Prandaj, është koha e fundit që Ministria e Drejtësisë, Prokuroria Speciale e Kosovës – Departamenti për Krimet e Luftës, Komisioni Qeveritar për Personat e zhdukur me forcë nga Serbia, Kuvendi i Kosovës dhe çdo institucion tjetër relevant, si dhe Kryeministri Avdullah Hoti në kuadër të dialogut me Serbinë, t’i trajtojnë këto dokumente me përgjegjësi dhe seriozitet maksimal, duke kërkuar llogari dhe hetim ndërkombëtar. Mbarë bota e di që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, ndërsa faktet shpesh po zëvendësohen me fabrikime, duke çoroditur edhe lirinë e të vërtetën tonë historike. Dështimin dhe papërgjegjësinë në këtë rast, e bëjnë edhe më irrituese reagimet për keqardhje të EULEX-it, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe të Prokurorisë Speciale. Mbi bazën e pretendimeve të publikuara, ne si familje kërkojmë nga Institucionet e Kosovës që këtë çështje ta ngrisin urgjentisht në instancat ndërkombëtare dhe të gjenden eshtrat e pretenduara në këtë dokument (në cilindo institucion vendor apo ndërkombëtar qofshin) për të bërë ADN-në e tyre, në mënyrë që të zbardhet e vërteta! Është më tepër se humane që ne si familje ta dimë të vërtetën për fatin e Ukshin Hotit. 

    Nga Rubrika
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, për FrontOnline, ka kritikuar Qeverinë Kurti, për shpenzimet e saj në udhëtime dhe telekomunikime, duke...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Pritjet për të hyrë në Kosovë tek pika kufitare e Dheut të Bardhë arrijnë deri në 1 orë. Sipas të dhënave të...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, kritikoi Qeverinë për rritjen e shpenzimeve të parasë publike, duke theksuar se statistikat zyrtare tregojnë një rritje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Një burrë është arrestuar në Nju Jork në lidhje me vdekjen e një gruaje, e cila u dogj për vdekje në një...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico ka bërë një vizitë të papritur në Moskë për bisedime me Vladimir Putinin- duke u bërë lideri...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Policia ka njoftuar se dje Stacioni Policor në Rahovec ka pranuar një raportim lidhur me një rast të kanosjes. Një person ka...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Rënia e Qeverisë së Bashar al-Assadit nga duart e rebelëve, përfshirë atyre të mbështetur nga Ankaraja, e ka bërë Turqinë forcë të...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Forumi për Transparencë do të organizojë sot konferencën përmbyllëse “Transparenca parlamentare: Arritjet e deritanishme dhe prioritetet për të ardhmen”. Kjo konferencë do...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Shkodra Elektronike është shpallur fituese e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës. Shqipëria këtë herë do të përfaqësohet në Eurovision me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.