×
  • Lajme
  • Lajme

    Psikiatri kosovar që punon në Gjermani: Vetëvrasja vështirë mund të parandalohet

    FrontOnline
    04 Maj 2020

    Psikiatri kosovar në Gjermani, Liron Pepshi ka reaguar pas vdekjes tragjike të 26 vjeçarit nga Gjilani.

    Ai ka shkruar se vetëvrasjet është shumë problem që të parandalohen.

    Si Psikiater dhe Psikoterapeut, si udhëheqes i njesis psikiatrike intenzive ne Gjermani, ku vetvrasjet dhe ngjarjet para dhe pas vetvrasjes, janë pjesë e pandashme e punes, ju bëj thirrje te gjithêve, që per hirë të familjes se viktimes, ne perkujdesje te shendetit mendorë e shpirtëror të tyre, të mos politizohet vetvrasja e akuzohen persona“, ka shkruar ai.

    Reagimi i plotë:

    Ngushëllime familjes se Agonit

    Vetvrasja sa do e dhimbëshme te jetë, shumë rrallë mund te parandalohet. Ajo ose është vendim individual (bilancues) ose i nxitur nga njëra prej dy sëmundjeve (jo çrregullimeve) psiqike: Depresioni i rëndë ose Psikozat.

    Edhe psikiatert shumvjeçarë nuk arrijnë ndonjeher te identifikojnë persona me rrezikshmërie te vetvrasjes, e ndonjëher fatkeqsisht ndodhë që pacienti edhe ne repartin intensiv te psikiatris, ku është nën përkujdesje të vazhdueshme, të kryej vetvrasje. Të pritet parandalime nga të tjerët ne disa raste mund te konsiderohet edhe si mbivlersim. Arsye kryesore është që personat, qe veq kan vendosur të kryjnë vetvrasje, as nuk kërkojnë ndihmë, as nuk ndikohen nga ngjarjet rreth tij/saj. Po të ishte karantinimi shkaktar, mund te diskutohej si shkaktar edhe publikimi i Deputetes se AAK te listes se personave me çrregullime/sëmundje psiqike, dhe ndikimi i ketyre lajmëve ne viktimen.

    Reagimi i familjarëve është i kuptueshëm dhe i pritshëm. Ndjenja e fajit është po aq e madhe, sa edhe ndjenja e pikëllimit dhe dhimbjes. Pa ndihmë dashamirëse nga jashtë, nuk mundesh me pritë qetsimin shpirtërore te familjarëve, pa identifikimin dhe dënimin e fajtorëve, pavarsisht sa kohë kalon. Akuzimi medial te personave, që mund te konsiderohen fajtor, nuk e zbut dhembjen që ndjen familja, perkundrazi rrit dhimbjen, urrejtjen, pezmin, dhe ne fund edhe pikëllimin.

    Si Psikiater dhe Psikoterapeut, si udhëheqes i njesis psikiatrike intenzive ne Gjermani, ku vetvrasjet dhe ngjarjet para dhe pas vetvrasjes, janë pjesë e pandashme e punes, ju bëj thirrje te gjithêve, që per hirë të familjes se viktimes, ne perkujdesje te shendetit mendorë e shpirtëror të tyre, të mos politizohet vetvrasja e akuzohen persona. Ata mund dhe duhet ta kryej prokuroria dhe mjekësia ligjore, te shqyrtohet dokumentacioni, te jenë në informim të rregulltë të familjes së viktimes, nëse ka dyshime te bazuara per neglizhenc, edhe le të dënohen pergjegjesit, ata mund te jenë 1 ose 2 persona.

    Nëse më vërtet bashkndjenjë dhimbjen me familjaret e viktimes, ngushëllojë, qëndrojë afër, lehtësoja dhimbjen e mos i shto urrejtje.

    Edhe njêher ngushëllime familjes se viktimes, nëse ndokush i njeh ata privatisht mund edhe t’ju ofrojë papages ndihmë profesionale

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.