×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pse po shënon rritje në mënyrë drastike numri i infarkteve në Shqipëri?

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Rreth 53.7% e vdekjeve në Shqipëri ndodhin prej sëmundjeve kardiake. Sipas një studimi të EuroStat dhe INSTAT, rezulton se Shqipëria renditet e pesta në Evropë sa i takon numrit të vdekshmërisë që si pasoja kanë sëmundjet e zemrës dhe të tensionit.

    Sipas kardiologes Imelda Leka, stresi ka shtuar numrin e pacientëve që vuajnë nga sëmundjet kardiake. Tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia ka shtuar numrin e personave që kërkojnë ndihmë nga kardiologët.

    “Me situatën që po kalojmë tani njerëzit janë paska të trembur. Kjo ka sjell fluks vizitash tek kardiologu. Kemi pas raste të shtimit të infarkteve. Vetëm për këtë muaj pranë qendrës tonë shëndetësore janë paraqitur 6 infarkte, që është shifër e lartë”, shprehet Imelda Leka, kardiologe.

    Sëmundjet kardiovaskulare kanë prekur edhe zemrën e të rinjve.

    ““Grup-mosha që kemi hasur më shumë është nga 47-60 vjeç. Kohët e fundit edhe grup-moshat nga 30-40 vjeç kanë pësuar rritje të sëmundjeve kardiake. Sidomos moshat e reja po preken çdo ditë e më shumë nga hipertensioni. Kjo lidhet me faktin e përdorimit të duhanit, lëndëve narkotike, pijeve alkoolike si dhe jetës sedentare”, sqaroi Leka.

    Ditët e fundit të gjithë kemi dëgjuar lajme të trishtuara për njerëz që njohim. Të rinj që kanë humbur jetën nga goditjet ne zemër. Mjekët kanë një thirrje urgjente për të gjithë, kujdes me ushqimin, kujdes me stresin dhe nisni sport sa nuk është vonë./tch

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Maj 2025
    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar Papa Leonin XIV për zgjedhjen e tij në krye të Kishës katolike. Berisha u...
    Bota/Rajoni08 Maj 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të presë nesër kancelarin e ri gjerman, Friedrich Merz, në selinë e aleancës në...
    Bota/Rajoni08 Maj 2025
    Bashkimi Evropian shpreh keqardhje të thellë për udhëtimin e udhëheqjes serbe në Moskë dhe pjesëmarrjen në shënimin e Ditës së Fitores në...
    Të tjera
    Lajme08 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, tha se ftesa e Presidentes Osmani ka qenë përpjekje për ta zhbllokuar...
    Sport08 Maj 2025
    Skuadra e Gjilanit ka informuar se futbollisti , Oltion Bilalli është në gjendje stabile dhe me frymarrje spontane. Parametrat e tij janë...
    Lajme08 Maj 2025
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe deputeti i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka uruar Papa Robert Francis Prevost me rastin e zgjedhjes së...
    Lajme08 Maj 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka uruar Papa Leon XIV, për zgjedhjen në krye të Selisë së Shenjtë. Nëpërmjet një postimi...
    Lajme08 Maj 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar Kardinalin Robert Prevost, pasi u zgjodh Papa i ri. Në postimin e tij në facebook,...
    Lajme08 Maj 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar duke thënë se po refuzohen vizitat për në Hagë për t’i vizituar ish-krerët...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.