×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Protesta në Romë, mijëra vetë kundërshtojnë masat anti-Covid 19

    FrontOnline
    05 Shtator 2020

    Pas Berlinit dhe Londrës protestat anti-covid përfshinë Italinë. Mijëra protestues nga e gjithë Italia zhvilluan një tubim në Romë për të kundërshtuar mbajtjen e maskave të fytyrës, të shikuara si një kufizim i lirive personale.

    Protesta u zhvillua pranë monumentit “Goja e së vërtetës”, një nga vendet më të famshme të Romës, ku më shumë se një mijë njerëz valëvitën flamuj italianë.

    Shumë prej tyre ishin kundër mbajtjes së maskave të fytyrës, të cilat I shohin si një kufizim të lirive personale.

    “Kjo emergjencë, ishte një mënyrë për të vendosur diktaturën, jo vetëm një diktaturë italiane, por botërore. Na bënë të besojmë që maskat të mbrojnë, por kjo nuk është e vërtetë sepse asnjë maskë nuk mund të mbrojë askënd “, tha një protestuese

    Të tjerë kundërshtuan mbajtjen e maskave me detyrim për nxënësit e shkollës. Fëmijët do të duhet të përdorin maska kur hyjnë dhe dalin nga shkolla si dhe në korridore, por ato nuk do të jenë të detyrueshme në klasa.

    “Kam ardhur këtu sepse mendoj se fëmijët nuk duhet të vendosim maska në shkolla. I gjithë ky alarm është i ekzagjeruar” u shpreh një protestues.

    Midis turmës ishin anëtarët e partisë së ekstremit të djathtë Forza Nuova, grupi “Njerëzit e Nënës” dhe gjithashtu aktivistë anti-vaksinës.

    Kujtojmë se Italia është një nga vendet më të goditura të Evropës me më shumë se 35,000 vdekje, ndërsa të Shtunën u raportuan 1,695 infeksione të reja me koronavirus.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.