×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria përshkruan se si kishte ndodhur për 20 euro vrasja e para gjashtë muajve në Suharekë

    FrontOnline
    26 Gusht 2020

    Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S.A., për shkak se ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’ nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.5 të KPRK-së, dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

    ​Sipas aktakuzës i pandehuri S.A. e ka privuar nga jeta personin tjetër dhe me atë rast me dashje ka vë në rrezik jetën e një apo më shumë personave tjerë, në atë mënyrë që më 26.01.2020, në fshatin Maqitevë, Komuna e Suharekës, pas mosmarrëveshjes lidhur me një borxh prej 20 Eurove që ia kishte tani i ndjeri SH.K., vëllait të tij, fillimisht fillojnë të fjalosen, më pas shkon te kamioneta e tij e merr pushkën gjysmë automatike dhe në një distancë të shkurtë shkrep në drejtim të tani të ndjerit SH.K., dhe e godet fillimisht në fytyrë i cili rrëzohet në tokë, e pastaj deri sa ishte i rrëzuar e godet edhe disa herë, me ç’rast i shkakton tetë (8) plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

    Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri S.A. ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’ nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.5 të KPRK-së.

    Po ashtu, i pandehuri S.A. në kundërshtim me Ligjin ka poseduar armën gjysmë automatike të tipit “AK-47”, me numër serik 41216. Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka qëndruar për një vizitë zyrtare në insitucionet kryesore të Prokurorisë në Mbretërinë e Bashkuar. Ambasada...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryetari i Forumit Rinor të LDK’së, Paris Guri ka reaguar pas kallximit penaltë bërë ndaj tij e Lumir Abdixhikut nga Ministri i...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka pritur sot në takim ambasadorin austriak, Georg Schnetzer. Gjatë këtij takimi është...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të LDK’së, Lumir Abdixhkut dhe kryetarit të Forumit Rinor të kësaj...
    Vip22 Nëntor 2024
    Banoret e shout më të madh në vend, Gresa dhe Drenusha po diskutonin se si Ana nuk u largua nga shtëpia, ani...
    Vip22 Nëntor 2024
    Një tjetër debat i ashpër u zhvillua sonte para ‘Prime’-s, mes banorëve në shtëpinë e BBVK3. Banorët që zhvilluan këtë debate ishin...
    Vip22 Nëntor 2024
    Banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha i ka cekur disa konkurrentë me të cilët nuk dëshiron të “merret”. Po ashtu,...
    Vip22 Nëntor 2024
    Xheneta dhe Anisa kanë krijuar raport të mirë mes vete edhe pse kjo e fundit ka pak ditë që i është bashkuar...
    Vip22 Nëntor 2024
    A ka tentuar Burimi ta puthë Lelën? Lidhur me këtë, Burimi ka folur me Anën dhe Sarën, të cilave iu thotë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.