×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria e Gjilanit po e heton rastin e vdekjes së preshevarit, mjekësia ligjore s’e ka thënë ende fjalën e saj

    FrontOnline
    05 Maj 2020

    Dje është gjetur i vdekur trupi i Besnik Osmanit, i zhdukur para 42 ditëve në fshatrat kufitare të Gjilanit në kufirin mes Kosovës me Serbisë. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku, tha për Gazetën Express se rasti tani është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë. Ai tha po ashtu se kur është gjetur trupi i viktimës ka qenë i dekompozuar në një masë të madhe.

    Me datë 24 mars, Besnik Osmani kishte provuar të kalojë kufirin mes Kosovës dhe Serbisë në pikëkalimin kufitar të Muçibabës për të vazhdur në Preshevë.

    I ndjeri ishte kthyer prapa për arsye të masave të ndërmarra për mbylljen e kufijve si pasojë e pandimisë Covid-19.

    Ai kishte tentuar që përmes rrugëve malore të mbërrijë në Preshevë, por nuk kishte arritur. Vetura e viktimës u gjet në fshatin Muçibabtë të njëjtën ditë që u shpall i zhukur.

    Viktima kishte pasur me vete një shumë parash me të cilat do t’i paguante punëtorët e tij pasi punonte si kontabilist.

    Trupi i Bekim Osmanit u gjet dje në mes të fshatrave Llovcë dhe Burincë pranë lumit Llapushnicë në brezin kufitar Kosovë-Serbi që lidh Gjilanin me Preshevën.

    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku tha se rastin e zhdukjes së Besnik Osmanit ka qenë duke u hetuar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, ndërkaq tani hetimet do t’i vazhdojë Prokuroria Themelore në Gjilan.

    “Deri tani e ka pasur rastin Prokuroria Themelore e Prishtinës, të cilët e kanë hetuar, ata do të na dorëzojnë rastin. Njëherë jemi duke bërë hetime, kufomën e kemi dërguar në obduksion, dhe ta shohim se a ka pasur shenja dhune se si po e vlerëson Instituti i Mjekësisë Ligjore”, i tha Maloku Gazetës Express të martën.

    Ai ka konfirmuar se trupi i pajetë i Besnik Osmani i gjetur dje ka qenë i djegur në masë të madhe.

    “Po trupi i tij ka qenë bukur shumë i dekompozuar”, tha Maloku.

    Trupi i viktimës dje është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, por ende nuk ka ndonjë raport për kufomën.

    Përmes një komunikate, Prokuroria Themelore e Gjilanit, Departamenti për Krime të Rënda ka njoftuar se trupi i gjetur pa shenja jete në bazë të dokumenteve të identifikimit rezulton se bëhet fjalë për Besnik Osmanin(1978) për të cilin familjarët e kishin raportuar si person i humbur nga data 24 mars 2020.

    Familjarët e kanë identifikuar kufomën e të ndjerit Bekim Osmani të gjetur dje.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.