×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pritet të dalë libri që Trump i frikësohet kaq shumë, mbesa do t’i nxjerrë të fshehtat

    FrontOnline
    21 Qershor 2020

    E lindur në një familje përrallisht të pasur me intriga, tradhti e konflikte të vazhdueshme, Mary Trump nuk e kërkoi asnjëherë qendrën e vëmendjes.

    Ajo u diplomua në master për letërsi në Universitetin e Columbias dhe bëri doktoraturë për Psikologji në Universitetin Adelphi.

    Studimet duket se e kanë përgatitur atë të kuptojë dhe të zbulojë të vërtetat e fshehura që në një farë mënyre që do t’i bënte mashtruesit e familjes të frikësohen. Dhe mund të thuhet lirisht se tani po dridhen.

    Në fund të korrikut, Mary Trump do të publikojë një libër, me gjasa titulli do të jetë “Shumë por kurrë mjaftueshëm: Si familja ime krijoi njeriun më të rrezikshëm në botë” (“Too Much and Never Enough: How My Family Created the World’s Most Dangerous Man.”). Kuptohet qartë se për kë bëhet fjalë, për xhaxhain e saj Presidentin amerikan Donald Trump.

    Përgjatë gjithë periudhës së Trump si President, shumë është përfolur për personalitetin e tij të ashpër e kaotik. Por Mary Trump do të na sjellë perspektivën e saj të veçantë mbi incidente dhe informacione të zbuluara kurrë më parë.

    E përkushtuar në studimin për vite me radhë të klanit Trump, Mary, e bija e vëllait të madh të Donald, Fred Trump, e sheh këtë libër si një hakmarrje ndaj bulizmit që babai i saj ka marrë nga vetë Presidenti.

    Ajo na njeh me detaje se si Donald, është sjellë në mënyrë të tmerrshme me të vëllain kur vuante nga Alzheimer.

    “Donald bënte gjithçka për të qenë i preferuari i babait Fred, dhe që të gjitha mësimet e biznesit e sidomos kur binte fjala për pasuritë e patundshme t’i merrte ai,” shkruan CNN.

    “Donald gjithnjë e ka ngacmuar të vëllain Fred Jr, qoftë edhe kur ai u bë pilot avioni. Çfarë ndryshimi ke ti nga një shofer autobusi, i thoshte. Dhe kur i vëllai vdiq 42 vjeç nga alkooli, këtë Donald e përdori si mësim për veten duke hequr dorë nga alkoli apo duhani.

    Megjithatë mizoritë e Donald Trump nuk mbaruan me vdekjen e të vëllait. Ai ka futur duart edhe në testamentin që i ati kishte lënë për Fred Jr. Por si duket këto janë vetëm nje pjesë e vogël, pasi thuhet se autorja do të rrëfejë histori tronditëse nga mostra e Presidentit, Maryanne Barry.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.