Sonte do të dalin rezultatet për 140 persona të dyshuar me Coronavirus në Prishtinë.
Lajmi u bë i ditur mbrëmë nga drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bujar Gashi, në një lidhje direkte në Rtv Dukagjin.
“Nesër priten rezultatet e rreth 140 të testuarve tjerë”, tha ai.
Dje në Prishtinë janë konfirmuar 13 raste të reja me Coronavirus.