×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtina s’e sheh zgjidhje karantinimin, por testimin masiv

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Drejtori i shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, në Interaktiv të KTV-së ka thënë se karantinimi nuk është zgjidhje, porse testimi masiv dhe masat të ndryshme.

    1075 persona të prekur me COVID-19 në Prishtinë, deri më tani. Vetëm sot në kryeqytet rezultuan pozitivë 73 persona.

    Prishtina prinë me më së shumti raste me Coronavirus

    “Një shifër e pritshme. Do të ishte mirë që shifra e mbrëmshme të jetë një prej të fundit në këtë vlerë dhe të kemi më pak në këto shifra, edhe kjo e sotmja është mjaft e lartë. Por, edhe në nivel vendi është mjaft e madhe. Kjo e dërgon numrin e të prekurve në Prishtinë në 1075 raste dhe 815 raste aktive në momentin kur po flasim. Që nga 20 marsi deri më 31 maj kishim vetëm 85 raste, për dy muaj e dhjetë, ndërsa nga 2 qershori deri më tani, praktikisht i bie t’i kemi 990 raste”, u shpreh Gashi.

    Sipas tij pat një hapje shumë të shpejtë në fazën e dytë dhe të tretë dhe dalje të shpejtë nga respektimi i rekomandimeve dhe mbetën tri rekomandime bazë që nuk u respektuan nga qytetarët.

    “Në përgjithësi qytetarët e fituan një siguri më të madhe në vetvete dhe në atë se virusi thjesht nuk është asgjë, por ja që me kohën ndodhi e kundërta. Prishtina kërkoi vendosjen e masave qysh në fillim. Masat e marra në fillim ishin të suksesshme. Me kalimin e kohës filluam të kemi më shumë të njohura rreth virusit. Është kërkuar të ndalet gjurmimi i kontakteve. Tani testohen vetëm kontaktet e afërta të të prekurve dhe ata që kanë testime. Kjo ka ndikuar në evidentimin e rasteve. Kjo ka qenë ideja që të më tepër testime, dhe nëse prej 1 mijë testimeve do të kemi më shumë raste, por më shumë raste pastaj shkojnë në vetizolim dhe këtu këputet zinxhiri”, thotë Gashi.

    Ai ka shtuar se të gjitha rekomandimet vazhdojnë të zbatohen, dhe nga aspekti mjekësor ai thotë se janë efektive.

    “Kjo ndihmon pozitivisht në ndalimin e përhapjes së COVID-19. Rezultatet e këtyre masave do t’i shohim nga data 20 korrik. Çdo masë që merret dhe çdo mendim i ekspertëve është dhe ka qenë i arsyeshëm. Grupmosha më e prekur ka rezultuar të jetë 35-44 me 23 për qind, dhe ajo 25-34 dhe që të dyja bashkërisht përfshijnë rreth 45 për qind të qytetarëve të Prishtinës që janë prekur me koronavirus. Këto janë moshat që lëvizin më së shumti. Praktikisht është numër shumë i vogël i moshave të reja, dhe i atyre të vjetra që qëndrojnë në shtëpi”, ka thënë ai.

    Ai ka paralajmëruar se nga java e ardhshme pritet të bëhen më tepër testime masive, përfshirë edhe ato serologjike.

    “Njërën prej qendrave do ta shfrytëzojmë vetëm për testime dhe hulumtime. Forma e testimit mbetet ajo që është në fuqi, PCR për detektimin e rasteve aktive, por ne duam të bëjmë serologjike për të parë ato raste që e kanë kaluar COVID-19. Karantinimi nuk mendoj se është zgjidhje, masat e tjera janë të arsyeshme dhe duke parë se cila masë është duke e dhënë rezultatin e saj”, ka thënë Gashi.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, thotë se është nevojshme që të ketë një format të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Politikani serb nga Mitrovica e Veriut, Aleksandar Arsenijeviq, i ka larguar dekorimet nga sheshi i këtij qyteti. Ai përmes një videoje propagandoi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat në lidhje me gjendjen në pikat kufitare. MPB ka bërë të ditur se pritjet...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.