Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ende nuk e ka përfunduar intervistimin në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, raporton Gazeta Express.
Intervistimi i tij sot ka filluar në orën 14:00, megjithatë, as sot para se të hynte në prokurori presidenti nuk foli para mediave.
Kjo është dita e katërt prej kur Thaçi po intervistohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, derisa, nuk dihet ende nëse ai do të thirret edhe nesër për intervistim.
Presidenti kishte deklaruar se në momentin kur të njëjtit t’i konfirmohet aktakuza nga Specialja do ta lirojë pozitën e të parit të shtetit.