×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Presidenti brazilian heq maskën para gazetarëve për t’iu treguar se “është mirë”

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, e njoftoi drejtëpërdrejtë në televizion se është testuar pozitiv për koronavirusin.

    “Jam pozitiv,” u tha Bolsonaro një grupi reporterësh të cilët i mblodhi të martën jashtë rezidencës së tij zyrtare.

    “Nuk ka asnjë arsye frike. Kjo është jeta, “shtoi presidenti teksa mbante maskën.

    “Jeta vazhdon. Falenderoj Zotin për jetën time dhe rolin që më është dhënë për të vendosur të ardhmen e këtij kombi të madh që quhet Brazil ”.

    Pasi njoftoi rezultatin, Bolsonaro u tërhoq nga reporterët të cilëve iu drejtohej, hoqi maskën dhe u tha:

    “Vetëm shikoni fytyrën time. Unë jam mirë, jam mirë, faleminderit Zotit … Faleminderit të gjithë atyre që janë lutur për mua … dhe për ata që më kritikojnë, pa problem, të vazhdojnë të kritikojnë sa të duan. “

    Bolsonaro kritikoi sqasjen e autoriteteve qeveritare dhe lokale ndaj pandemisë, duke deklaruar se masat kufizuese dhe distancimi social për frenimin e virusit po shkaktojnë panik te qytetarët.

    Disa autoritete ndaluan njerëzit që të shkojnë në plazh,” u ankua Bolsonaro,  duke shtuar se “shumica e brazilianëve kanë rënë në kontakt me këtë virus dhe nuk e ndjejnë fare.”

    Diagnoza e Bolsonaros vjen vetëm tre ditë pasi ai kishte drekuar në shtëpinë e ambasadorit amerikan në Brazil, Todd Chapman, në kryeqytetin, Brasília, për festën e pavarësisë së SHBA.

    Bolsonaro, 65 vjeç, ka minimizuar në mënyrë të përsëritur pandeminë dhe mbajtjen e distancimit shoqëror, madje  edhe ndërsa Brazili u bë vendi i dytë më i goditur pas Shteteve të Bashkuara, me më shumë se 65,000 vdekje dhe 1.6 milion raste të konfirmuara.

    Në mars, pasi Covid-19 shkaktoi viktimat e saj të para në Brazil, populisti i ekstremit të djathtë përdori  deklaroi para kombit se edhe nëse do të infektohej do ta mposhte shpejt sëmundjen falë “prejardhjes së tij prej atleti”.

    Që nga ajo kohë, Bolsonaro ka vazhduar të marrë pjesë në ngjarje sociale dhe mitingje politike, shpesh duke mbajtur maskën ​​në mënyrë të gabuar ose duke mos e mbajtur fare.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.