×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Presidenti Bill Clinton feston ditëlindjen, pandemia e pamundësoi festën në Kosovë

    FrontOnline
    19 Gusht 2020

    President 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton sot ka festuar datëlindjen e 74-të.

    Clintoni i cili ishte president gjatë viteve 1993 deri në vitin 2001, ishte ndër mbështetësitë më të fuqishëm të çlirimit të Kosovës nga Serbia dhe më pas mbështetës i pavarësisë së vendit.

    Kështu, shumë kosovarë edhe e festojnë për çdo vit datëlindjen e ish-presidentit amerikan, së bashku me shoqatën “Miqtë e Amerikës”.

    Drejtori i kësaj shoqate, Agim Rexhepi, në një intervistë për Front Online, ka thënë që datëlindja e Clintonit është e veçantë, ashtu siç është edhe ish-presidentëve të tjerë amerikanë. Sipas tij, falë Clintonit, Kosova ka shpëtuar nga gjenocidi serb.

    “Falë presidentit Clintoni populli ynë shpëtoi nga një gjenocid. Falë presidentit Clinton dhe institucioneve amerikane, popullit amerikan dhe aleatëve të tyre u aktivizua Pakti Veri-Atlantik-NATO. Falë presidentit Clinton, miqve të tyre dhe institucioneve amerikane ne shpëtuam nga një Srebrenicë e dytë”, ka thënë ai.

    Por ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit pandemia ka ndikuar që festa të jetë më ndryshe.

    “Para disa viteve të tjera ne kemi organizuar program me nga 4 orë, para Teatrit Kombëtar ku kanë performuar deri 5 shoqëri kulturore artistike. Kemi dhuruar 1 deri në 2 tonë lëngje për qytetarët prezent, kanë marr pjesë shumë qytetarë në ato aktivitete”, ka thënë tutje Rexhepi”, ka deklaruar Rexhepi.

    Rexhepi: Pesë herë e kam takuar Clintonin

    Drejtori i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, në një intervistë për Front Online, ka thënë që gjatë jetës së tij ka zhvilluar 5 takime me ish-presidentin amerikan Bill Clinton. Rexhepi theksoi se sa herë ka kërkuar edhe është takuar me Clintonin.

    “Unë kam 5 takime me presidentin Bill Clinton. Në vitin 2009 gjatë vizitës sa ishte për zbulimin e shtatores. Ne ishim iniciator së bashku me Qeverinë e Kosovë. Në atë kohë ka qenë Hashim Thaçi. Ne e kemi sjell në Kosovë. Kam takime në Kosovë, në Mal të Zi, në SHBA dhe pa modesti po e them që sa herë kam kërkuar që të takohemi të kam arritur që ta realizojë”, ka thënë ai.

    Agim Rexhepi: Marrëdhëniet me SHBA-të janë zbehur, por nuk janë ndërprerë

    Drejtori i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, në një intervistë për Front Online, ka thënë personalisht e përkrahë Bidenin në garën për president.

    “Si qytetar dhe si Agim unë jam për zgjedhjen  e presidentit Biden, pasi ai është mik i Clintonit, i cili më ka dhënë hapësirë që rrallë kujt në botë i ka ofruar një hapësirë të tillë”, ka thënë ai.

    Për sa i përket marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe SHBA-ve, Rexhepi theksoi se janë zbehur por nuk janë ndërprerë.

    “Lidhjet kanë qenë shumë të fuqishme. SHBA-të janë sponzorizues i krijimit të shtetit të Kosovës. SHBA-të janë ata që lobuan dhe na e dhanë njohjen dhe ndikuan në njohjen nga shumë shtete të ndryshme të botës. SHBA-të janë ata që ndikuan që të formohet ushtria e Kosovës. SHBA-të janë ata që e ndërtuan ‘Bondsteel’-in, janë ata që me qindra miliona në muaj investojnë për çështje ushtarake dhe civile. Mendoj që paksa janë zbehur ato raporte. Me veprime të caktuara jo të matura, jo  të vlerësuara mirë nga përfaqësuesit e institucioneve tona më të larta kanë ndikuar që në një formë të zbehet, por jo të ndërpriten”, ka thënë tutje ai”, ka thënë ai.

    Rexhepi theksoi se më në Kosovë nuk po ka as vizita të zyrtarëve të lartë amerikan.

    “Më herët ja pasur në shumë vizita. Ke pasur në cilësinë e zv/presidentit të Kosovës, Biden, ka pasur shumë sekretar, ka pasur zyrtarë të tjerë të lartë amerikan në Kosovë. Cilët janë tash ata zyrtarë që dy tri vitet e fundit kanë ardhur në Kosovë. Apo cilat janë takimet e zyrtarëve tanë, institucioneve tona më të larta kohëve të fundit në SHBA, përpos zyrtarit kryesor gjatë bisedimeve”, ka thënë ai./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.