×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Policia “ultimatum” Qeverisë, kërcënojnë me protesta nëse nuk u paguhen shtesat prej 300 euro

    FrontOnline
    09 Shtator 2020

    Nënkryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli, në një intervistë për Front Online, ka thënë që zyrtarët policorë janë duke pritur nga Qeveria e Kosovës, që sa më shpejtë t`i marrin shtesat prej 300 euro, nga Pakoja Emergjente Fiskale.

    Sipas tij, shkaku i pandemisë, kërkesat tjera për momentin janë lënë anash.

    “Ne në vazhdimësi për mirëqenie të Policisë jemi interesuar dhe kemi bërë kërkesa të ndryshme, duke u nisur nga sigurim shëndetësor, ai aksidental, pensionim të hershëm , pension invalidor, rritje të pagave. Asnjë kërkesë nuk është e parealizueshme, mirëpo tani në kohët e fundit në këtë pandemi, në Qeverinë “Kurti”, patëm një mirëkuptim dhe na futen në Pako për 300 euro shtesa për Policinë e Kosovës. Tani ajo Pako është ndaluar”, ka thënë Tasholli, duke shtuar që Policia momentalisht është në gjendje të rëndë. .

    Tasholli theksoi se pavarësisht që zyrtarët policorë punojnë me orar 12 orësh, të njëjtit nuk paguhen as për orë shtesë dhe as për shujta.

    “Nuk paguhet Pakoja 300 euro që diku paguhet., Nuk paguhet shujta, nuk paguhen orët shtesë të cilat deri në 60 orë nuk paguhen të tërat. Prandaj kjo është kërkesë e menjëhershme e jona. Jemi larguar nga kërkesat tjera, por tani e kemi kërkesën për pandemi, për Pakon e pandemisë”, ka thënë tutje ai për Front Online.

    15 shtatori vendimtar, Policia kërcënon me protesta

    Shaban Tasholli, nënkryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës, në një intervistë për Front Online, ka thënë që Qeveria ka kohë deri më datë 15 shtator, për të  lëshuar 300 euro shtesë për zyrtarët policorë. në të kundërtën sipas tij, nga data 16 shtator, do të ketë protesta.

    “Nëse Qeveria e Kosovës nuk përgjigjet deri në datën 15 të këtij muaji, Këshilli Drejtues i Policisë së Kosovës, me datë 16 do të mblidhet dhe do të ndërmerr hapa konkret për mbajtjen e protestës”, ka thënë ai.

    Me Policinë e Kosovës, nuk është marr as Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu dhe kryeministri Avdullah Hoti. Tasholli theksoi se me të njëjtit nuk ka arritur që të zhvillojë asnjë takim.

    “Ne kemi bërë tri kërkesa të takohemi me ministrin dhe fillimisht nuk ka pasur kohë që të na pranojë. fizikisht kam qenë edhe vet 4 herë dhe ka qenë gjithmonë i zënë. Një periudhë kam qenë në pushim dhe ai ka pranuar një delegacion me ndërmjetësimin e dikujt tjetër dhe ka pranuar bisedën. Ka premtuar por realizim nuk ka. Ndërsa kryeministri Hoti, as nuk është përgjigjur”, ka deklaruar ai.

    9 policë të vdekur nga Coronavirusi që nga përhapja e pandemisë

    Nga fillimi i pandemisë Covid-19, 9 zyrtarë policorë kanë ndërruar jetë si pasojë e këtij virusi. Këtë e ka konfirmuar për Front Online, nënkryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli.

    “Deri më tani i kemi 9 policë të vdekur nga Covid-19, ndërsa janë edhe afër 600 policë të infektuar. Polici është drejtpërdrejtë i ballafaquar me Covidin, sepse ai bën kontrolle të ndryshme por edhe arrestime”, ka thënë ai.

     Sindikalisti i Policisë rrëfehet për betejën me Coronavirus

    Shaban Tasholli, nënkryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës, ka qenë i prekur me Coronavirus. Pavarësisht tashmë e ka fituar luftën me virusin, ai për Front Online, rrëfeu, se beteja nuk ka qenë e lehtë.

    “Personalisht unë kam qenë i sëmurë dhe familja ka qenë afër meje. Mjekët janë munduar që të bëjnë diçka, asgjë tjetër. Edhe kjo është e rëndë dhe e ceka vetveten por të gjithë kanë qenë të tillë”, ka thënë tutje ai, duke shtuar se pa sigurim shëndetësor, policët nuk janë askushi.

     

     

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2025
    Duke folur për Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë, publicisti i njohur dhe ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani,...
    Lajme16 Maj 2025
    Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, ka komentuar situatën politike në vend dhe ka shprehur shqetësim për krizën e thellë që po kalon...
    Lajme16 Maj 2025
    Kryesia e degës së LDK-së në Junik ka propozuar Ruzhdi Shehun, si kandidat për kryetar të Komunës edhe për një mandat. Këtë...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar në Tiranë kryeministrin e ri belg, Bart De Wever. Osmani tha se me De Wever...
    Lajme16 Maj 2025
    Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se nuk ua ka ulur pagat punëtorëve. Duke demantuar një lajm që qarkulloi gjatë ditës në media, “Trepça...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për shkëmbimin e 1000 robërve të luftës nga secila palë, njoftoi ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem...
    Lajme16 Maj 2025
    Sunny Hill Festival tashmë ka zbuluar emrat e artistëve që do të ngjiten në skenen magjike këtë vit. Nata e parë do...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Andrej Hoivik, përfaqësues i Partisë Demokratike Sllovene (SDS) opozitare, është ngjitur sot në kulmin e ndërtesës së parlamentit slloven në Lubjanë. Ai...
    Lajme16 Maj 2025
    Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka uruar Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të Shqipërisë të mbajtura më 11 maj. Lushtaku...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.