
Një 20-vjeçar ka humbur jetën të dielën, pas lëndimeve të marra në një aksident trafiku në Komoran.
Policia në raportin 24-orësh bën të ditur se në këtë aksident ishin të përfshira një veturë dhe dy motoçikleta.
“Si pasojë e aksidentit dy drejtuesit pësojnë lëndime trupore, me ç’rast njeri prej tyre ndërron jetë”, thuhet në raport.
Po ashtu bëhet e ditur se është arrestuar edhe një person në lidhje me rastin.