Pasditen e së shtunës, në një kompleks banesor ka shpërthyer një bombolë gazi ku tre persona kanë pësuar lëndime
Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se tre personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Pas trajtimit mjekësor, viktimat janë liruar në shërim shtëpiak.
“Është raportuar se tre meshkuj kosovar të cilët ishin duke punuar në një kompleks banesor, ka shpërthyer një bombolë gazi dhe që të tre kanë pësuar lëndime trupore. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe pas tretmanit dy nga ta janë liruar në shërim shtëpiak ndërsa një ka mbetur i hospitalizuar por jashtë rrezikut për jetë”, njofton policia.