×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Policia e Tetovës gjatë muajit qershor ka dënuar 775 shoferë

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Siç njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë, gjatë muajit të kaluar, policët e SPB – Tetovë, kanë zbuluar dhe në bazë të ligjit kanë dënuar 775 shkelje në trafik.

    “Për shkak të konstatimit të llojeve të ndryshme të shkeljeve, sipas Ligjit për siguri në komunikacion dhe rrugë dhe Ligjit për automjete, nga trafiku janë larguar gjithsej 76-vetura, të gjitha me regjistrim të skaduar deri më 30 ditë dhe më mbi 30 ditë”, shprehen nga SPB – Tetovë, njofton Telegrafi Maqedoni.

    Nga policia thonë se gjatë muajit qershor, poashtu nga trafiku janë larguar 169 vozitës, prej të cilëve 123 për arsye se kanë drejtuar veturë pa leje vozitje, 6 prej tyre kanë drejtuar nën ndikim të alkoolit, 19 vozitës fillestarë, 7 vozitës kanë drejtuar gjatë periudhës së masës mbrojtëse ‘Ndalesë; dhe 11 shoferë me kategori të papështashme sipas llojit të veturës.

    “Shkeljet e zbuluara në komunikacion gjatë qershorit, janë rrumbullakësuar me 352-fletpagesa, 62-fletpagesa të detyrueshme për kundërvajtje dhe 362 vërejtje me shkrim, ndërsa përkohësisht janë konfiskuar 18-patenta shoferi dhe 48-leje qarkullimi”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.