×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës merr falenderim të veçantë nga banorët e Malishevës

    FrontOnline
    05 Maj 2020

    Dy ditë më parë, Qeveria e Kosovës, mori vendim që disa nga komunat e Kosovës të dalin nga karantina. Në mesin e këtyre komunave është edhe Malisheva, komunë kjo që shënojë rastin e parë më 14 mars, që i bie të jetë ndër komunat e para të prekura me COVID-19, pas Klinës.

    Pas 51 ditë karantinim, Malisheva, ka filluar t’i kthehet normalitetit por jo me dinamikën e dikurshme duke patur parasysh rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, respektivisht IKSHPK-së.

    Gjatë periudhës së karantinimit situata në Malishevë ka qene kryesisht e qetë, pa ndonjë incident të theksuar, masat janë respektuar nga qytetarët (përjashtuar individë). Kjo është meritë edhe e policisë të cilët kanë qenë të përkushtuar në mbajtjen e rendit, duke mos munguar bashkëpunimi reciprok qytetarë me policinë.

    Madje, kjo ka bërë që banorët e Malishevës përmes afisheve të falenderojnë Policinë e Kosovës. ‘#Policia e Kosovës, #Faleminderit’, si dhe logoja e Policisë së Kosovës e realizuar përmes artit nga një grup fëmijësh, është mënyra të cilën malishevasit kanë zgjedhur të falendrojnë Policinë e Kosovës, të cilët kanë kontribuar në luftimin e koronavirusit.

    Kujtojmë që numri i të infektuarve në Malishevë është 76, ku deri më tani 58 janë të shëruar dhe një viktimë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.