×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Po vjen i nxehti afrikan/ Temperatura të larta nga fundjava në Evropë

    FrontOnline
    27 Qershor 2020

    I nxehti afrikan po mbërrin në rajon me temperatura deri në 40 gradë celcius që javën e ardhshme.

    Një zonë e gjerë presioni të lartë po nxeh motorët për një fundjavë tropikale dhe një korrik që do të fillojë vrullshëm. Meteorologët italianë parashikojnë ardhjen e të nxehtit afrikan që këtë fundjavë dhe që do të zgjasë për gjatë gjithë javës së ardhshme si pasojë e ajrit të nxehtë nga anticikloni afrikan që do të fillojë të ngrohë klimën në shumë rajone.

    Kulmi i të nxehtit, sipas tyre, parashikohet për javën e ardhshme. Por, ekspertët nuk përjashtojnë edhe stuhi të shkurtra e të rrëmbyera, vecanërisht në zonat me lartësi të madhe mbi nivelin e detit.

    Vala e të nxehtit në fakt ka përfshirë Evropën që gjatë kësaj jave, me temperaturat që arriti 47 gradët celcius në Sevilje të Spanjës por edhe në zona të tjera. Franca, Belgjika, Britania e madhe po ashtu shënuan temperatura të larta dhe njerëzit, të çliruar tashmë edhe nga izolimi, iu drejtuan parqeve dhe brigjeve të detit e liqeneve, në kërkim të freskisë.

    Nga e hëna ndërkohë, pritet një rritje e madhe temperaturash edhe në rajonin e Mesdheut, përfshirë vendin tonë, dhe ajri i nxehtë që vjen nga zemra e Afrikës do të bëjë që mërkuri në termometër të arrijë 40 gradët celcius në shumë zona.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Të tjera
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, pas një seri sulmesh dhe kundër‑sulmesh midis Shteteve të Bashkuara...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.