Janë arrestuar tre persona të dyshuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Dheu i Bardhë, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kishin për qëllim të kontrabandonin dy viktimat meshkuj kosovarë për në shtetet e Bashkimit Evropian.
Viktimat u kishin premtuar të dyshuarve deri në 5 000 euro për kontrabandimin e tyre drejt BE-së.
Policia u ka konfiskuar dy vetura kontrabanduesve ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa viktimat janë liruar.
Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar ende.
“PKK Dheu i Bardhë 07.09.2020-21:20. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin e bazuar se të njëjti kishin për qëllim të kontrabandonin dy viktimat meshkuj kosovarë për në shtetet e BE-së dhe në këmbim nga viktimat do të merrnin nga 5000 euro. Nga të dyshuarit janë konfiskuar dy vetura. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa viktimat janë liruar”, thuhet në njoftim.