×
  • Lajme
  • Lajme

    Pesë mijë e 439 aplikantë në konkursin e fundit për t’u bërë pjesë e FSK’së

    FrontOnline
    27 Gusht 2020

    Për plotë dy javë, ka qenë i hapur Konkursi për Rekrutët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ky konkurs i hapur prej 10 deri me 21 gusht nga Ministria e Mbrojtjes ishte mundësi e mirë për shumë të rinj që të bëhen pjesë e FSK-së.

    Të kontaktuar nga IndeksOnline, Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se përgjatë këtij konkursi numri i përgjithshëm i kandidatëve të cilët aplikuan për t’u bërë pjesë e FSK-së është 5 mijë e 439.

    “Ministria e Mbrojtjes ka shpallur Konkursin për rekrutimin e rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës i cili ka qenë i hapur nga 10.08.2020 deri me 21.08.2020. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të cilët kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e FSK-së është 5 439 aplikues”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes.
    Por, pavarësisht këtij numri të madh të kandidatëve për t’u bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës, në FSK do të pranohen përafërsisht 400 pjesëtarë.

    “Numri i përgjithshëm i cili do të pranohet nga konkursi për rekrutimin e rekrutëve të rinj të FSK-së, mund të jetë përafërsisht 400 pjesëtarë”, kanë thënë në Ministrinë e Mbrojtjes.

    Ndryshe procedurat të cilat zhvillohen pas aplikimit të kandidatëve të cilët aplikuan për t’u bërë pjesëtarë të FSK-së, zhvillohen kësisoj:

    • Shqyrtimi fillestar i aplikacioneve

    • Testi fizik

    • Testi i Inteligjencës

    • Testi i njohurive të përgjithshme

    • Intervista

    • Testi/ekzaminimi shëndetësor.

    Ndërsa konfirmimi i pranimit në FSK, bëhet me kalimin e procesit të Pastërtisë së Figurës dhe Trajnimit Bazik.

    Ndryshe Forca e Sigurisë së Kosovës njihet si institucioni më i besueshëm në vend, tash e disa vite.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.