×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasen Haxhiu e Nagavci: Kush e lagi fytin nga Devollët?

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Në debatin për Telekomin e Kosovës, PDK e LVV janë përplasur duke adresuar kritika, për përfitime individuale. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se anëtarët e saj kanë përfituar nga Blerim Devolli.

    Sipas tij, deputeti i VV-së në atë kohë ka marrë 3 milionë euro për konsulencë.

    Haxhiu: Tregoni lidhjen tuaj me Devollët dhe procesin përmbarimor

    “Partitë politike, dikush më pak, dikush më shumë, të gjithë i kanë futur duart në Telekom. Të gjithë, ama bash të gjithë. Këtë e kanë thënë edhe krye shefet ekzekutiv të Telekom kur kanë ardhur në Komisionin Hetimor…Ju që i keni ndërruar dy borde në Telekom për katër muaj, tregojuni qytetarëve dhe punëtorëve të Telekom-it këtë skenar që e keni aranzhuar në bordin tuaj, dhe përmbaruesin tuaj. Tregojuni qytetarëve pse keni ndërruar dy borde, me e shkarkuar një krye shef, i cili nuk ia ka vazhduar kontratën me Z-mobile. Tregoni pse e keni shkarkuar edhe cilat janë arsyet që e keni shkarkuar krye shefin, i cili nuk e nënshkroi vazhdimin e kontratën me Devollët. Tregoni lidhjen tuaj me Devollët edhe në procesin përmbarimor edhe në atë procesin që një ish-deputet i juaji ua përmend që keni marrë edhe pare pak për lagie fyti nga Devollët, në kafen e Florim Krasniqit”, tha Haxhiu.

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci kërkoi emrat e personave të LVV-së të cilët akuzoi se kanë përfituar individualisht nga Telekomi.

    Nagavci: Z.Haxhiu janë të tjerë ata që ju laget fyti

    “Z.Haxhiu janë të tjerë ata që ju laget fyti, i kemi dëgjuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, e kanë dëgjuar z.Grabovci dhe i dinë shumë mirë kush janë ata që iu teret fyti. E dyta, folët për bordin dhe dorëheqjen e bordit, bordi ka dhënë dorëheqje sepse siç e tha edhe ministri në tavolinë, e siç tha njëri nga deputetët, kryeministri dhe ministri ju kanë kërkuar që të ulen në tavolinë me Devollët dhe të negociojnë për diçka që nuk negociohet. Pra, shteti duhet t’i kryej obligimet e tij, e jo të kërkoj mëshirë. Përderisa po folni për përmbaruesin ju lutem më lejoni t’iu kujtoj diçka që mund të keni harruar, në vitin 2012 Ministria e Drejtësisë që në atë kohë udhëhiqej nga Hajredin Kuçi dhe kryeministër ishte Hashim Thaçi”, ka shtuar Nagavci.

    Haxhiu përmendi dy emra, Fisnik Ismailin dhe Albin Kurtin, derisa vuri në pikëpyetje për përmbaruesin privat të përfshirë në çështjen e Telekomit, Ilir Mullhaxha.

    Haxhiu: Deputeti i LVV-së që ka përfituar kontratë 3 milionë e gjysmë në Telekom

    “Deputeti i LVV-së që ka përfituar kontratë 3 milionë e gjysmë në Telekom të Kosovës është Fisnik Ismaili. Deputeti tjetër i VV-së që ka deklaruar se në prezencën e tij Albin Kurti i ka marrë 10 mijë euro nga Devolli në kafen e tij edhe ai ka emër e mbiemër dhe e keni deklaratën e tij publike. Çështja tjetër, mos na shitni pallavra këtu, folni sa para i keni marrë, sa i ka marrë përmbaruesi, sa kanë shkuar në VV, folni me shifra, saktë. Qytetarëve iu intereson sepse punëtorët e shkret i keni lënë pa paga, ndërsa ju përfitoni. Qysh bre u bë shteti i kapur e vëllai i deputetes të juaj me kanë përmbarues, a nuk gjet Devolli tjetër a, prej krejt këtyre përmbaruesve paska pas besim tek ju, sepse ju jeni kontraktuesit e tyre, juve iu ka lag fytin, jo tjetër kujt”, tha ai. 

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.