×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Përplasen Franca e Turqia, shkak lufta Armeni – Azerbajxhan

    FrontOnline
    30 Shtator 2020

    Presidenti francez, Emmanuel Macron, i dënoi ato që ai i quajti deklarata “të pamatura dhe të rrezikshme” të Turqisë për situatën në rajonin e Nagorno Karabakut. Turqia në anën tjetër, akuzoi Macronin për mbështetjen e “okupimit” të rajonit nga Armenia.

    “Franca mbetet jashtëzakonisht e shqetësuar për komentet luftarake që Turqia bëri së fundi. Këtë nuk do ta pranojmë”, tha Macron. Ai gjithashtu tregoi mbështetje për Armeninë. “Unë u them Armenisë dhe armenëve, Franca do të luajë rolin e saj”, tha Macron.

    Turqia e shikon Azerbajxhanin me shumicë myslimane, si aleatin e saj të ngushtë dhe Armeninë e krishterë si armikun e saj historik.

    Dhjetëra persona janë raportuar të vrarë dhe qindra të plagosur që kur përleshjet midis forcave azere dhe armene shpërthyen të dielën në luftimet më të ashpra që nga vitet 1990. Të martën, Armenia akuzoi Turqinë për rrëzimin e një aeroplani luftarak armen. Por, Ankaraja ka mohuar pretendimet.

    Nagorno Karabaku është vend malor, tokë kryesisht me pyje që ndodhet brenda territorit të ish-republikës sovjetike të Azerbajxhanit dhe ndërkombëtarisht është i njohur si pjesë e këtij shteti, shkruan agjencia Reuters.

    Por, armenët etnikë që përbëjnë shumicën dërmuese të popullsisë prej 150,000 banorësh, e kundërshtojnë sundimin e Azerbajxhanit. Më ndihmën e Armenisë, ata qeverisin vetë qysh kur trupat ushtarake azere u dëbuan nga ky territor në luftën e viteve të 90-ta. Një armëpushim ishte arritur në vitin 1994, por të paktën 200 njerëz u vranë në shpërthimin e dhunës në vitin 2016. Rajoni i Nagorno Karabakut mbijeton pothuajse plotësisht nga mbështetja buxhetore nga Armenia dhe donacionet nga diaspora armene.

    Macron tha se do të diskutojë mbi tensionet në rajonin e Nagorko Karabakut me presidentin rus, Vladimir Putin dhe presidentin e SHBA-së, Donald Trump, para se të raportojë mbi situatën te liderët e Bashkimit Evropian.

    Turqia dhe Franca gjithashtu ka një sërë mosmarrëveshjesh në Mesdheun lindor të pasur me energji si dhe për situatën në Libi dhe pjesë tjera të Lindjes së Mesme./konica.al

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e KiE, Antonio Costa, i cili ka ardhur...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Rutte...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, në Tiranë. Rama tha...
    Të tjera
    Lajme15 Maj 2025
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka folur në lidhje me Lëvizjen Vetëvendosje dhe koalicionet e mundshme që mund të ndodhin. Ai është...
    Lajme15 Maj 2025
    Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke vlerësuar si hap pozitiv takimin e thirrur nga presidentja...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Arben Taravari, ka dhënë dorëheqje nga posti i Ministrit të Shëndetësisë. Taravari këtë hap e kishte paralajmëruar një ditë më parë. “Detyrën...
    Sport15 Maj 2025
    Kosova e ka siguruar medaljen në Kampionatin Botëror të Boksit “Felix Stamm”, e cila po mbahet në Varshavë të Polonisë. Boksierja Donjeta...
    Lajme15 Maj 2025
    Në rrugën “Fehmi Agani” të Prishtinës janë shfaqur afishe që kritikojnë një zyrtare të lartë të partisë Vetëvendosje, Dejona Mihalit. “Për Halloween...
    Lajme15 Maj 2025
    Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, përkatësisht Stacioni Policor në Podujevë, ka bërë publike fotografinë e një personi të dyshuar i cili...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.