×
  • Lajme
  • Lajme

    Përmbaruesi që ia bllokoi Telekomit llogaritë bankare është vëllai i deputetes Kollçaku të VV’së

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Federata  Sindikale e Telekomit të Kosovës sot gjatë ditës ka njoftuar se janë bllokuar llogaritë e Telekomit, për shkak të vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për përmbarim të borxhit prej 24.6 milionë eurove që kompania publike ia ka kompanisë së biznesmenit Blerim Devollit. Por, del se përmbaruesi privat i cili merret me këtë çështje është vëllai i deputetes të Vetëvendosjes Fatmire Mulhaxha -Kollçaku.

    Ndërkohë gjatë ditës ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje duke thënë se Devolli po e zhvat njw borxh fiktiv dhe se “çdo veprim që po bëhet mbi Telekomin është i orkestruar dhe i toleruar në bashkëpunim me drejtuesit politikë që gjenden në Qeverinë e Kosovës dhe partnerët e tyre politikë të klubit PLAN me të cilët po i kryejnë pazaret e të gjitha niveleve”

    Gazeta Express mëson se përmbaruesi i cili ia ka bllokuar llogaritë Telekomit është vëllai i deputetës së Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku – Ilir Kollçaku.

    Në dokumentin që ka siguruar Gazeta Express, thuhet se përmbaruesi privat në lëndën përmbarimore të kreditorit “DARDAFON.NET”, është Ilir Mulhaxha.

    Në reagimin e LVV’së sot gjatë ditës, thuhej po ashtu se operatori mobile, Z-Mobile dhe nënshkruesit e marrëveshjes me të, nga Telekomi, do të duhej të paditeshin për kontraten që, sipas VV’së, ka elemente të krimit të organizuar.

    Gjykata në Prishtinë ka vendosur që përmes përmbarimit t’i jepet borxhi kompanisë së Devollit. Për VV’në është e cuditshme se si në gjykatën ku lëndët presin me vite, rasti për borxhin e Telekomit u gjykua në kohë rekorde.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.