54-vjeçari zviceran dhe një 35-vjeçar kosovar janë përleshur në qendër të fshatit. Pastaj një tjetër zviceran (27) dhe një shtetas gjerman (27) janë bashkuar për të ndihmuar zviceranin.
Në një përleshje që ka shpërthyer në mbrëmjen e të premtes në mes të katër burrave në Kaltbrunn (SG), njëri prej pjesëmarrësve ka gjuajtur disa herë me armë zjarri. Sipas policisë, si pasojë e të shtënave, një burrë 54 vjeç është plagosur lehtë, shkruan tagblatt.ch.
Është arrestuar 27-vjeçari i dyshuar për gjuajtje me armë dhe dy burra të tjerë, transmeton albinfo.ch Siç njofton policia e Kantonit St. Gallen, sfondi i mosmarrëveshjes fillimisht ishte i paqartë.
Sipas gjetjeve fillestare, 54-vjeçari zviceran dhe një 35-vjeçar kosovar janë përleshur në qendër të fshatit. Pastaj një tjetër zviceran (27) dhe një shtetas gjerman (27) janë bashkuar për të ndihmuar zviceranin.
Përleshja pastaj është zhvendosur në një degëzim të rrugës kryesore në venbanimit. Sipas policisë, të shtënat nga armët janë shkrepur pikërisht atje, përcjell albinfo.ch. Policia supozon se revolja mund të ketë qenë e njërit nga dy 27-vjeçarët. Palët e përleshura, më pas janë ndarë.
Më vonë, kosovariështë dorëzuar në polici dhe është arrestuar. Dy 27-vjeçarët janë arrestuar gjithashtu pas një kërkimi të shkurtër. I plagosuri lehtë është dërguar në një spital me autoambulancë.