Burri nga Prizreni ka raportuar policinë se derisa ishte në lëvizje vetura e tij ishte përfshirë nga zjarri.
Sipas policisë nuk dihen ende shkaqet, ndërsa nuk ka të lënduar.
“Rr. Haki Ismajl Haki, Prizren 26.06.2023 – 16:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në lëvizje me automjetin e tij në një moment është përfshirë nga zjarri. Nuk dihen shkaqet dhe as vlera e dëmit të shkaktuar në automjet. Nuk është raportuar për të lënduar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.