×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Papa Françesku lëndon krahun e djathtë, në “aksidentin” e dytë në vetëm disa javë

    FrontOnline
    16 Janar 2025

    Papa Françesku ka lënduar krahun e djathtë në një rrëzim, ka thënë Vatikani, vetëm disa javë pasi ai lëndoi mjekrën e tij në një incident të ngjashëm.

    Edhe pse Papa nuk theu asnjë kockë, ai tani po përdor një hobe si masë paraprake, sipas një zëdhënësi të Vatikanit, shkruajnë mediat e huaja.

    “Papa Françesku pësoi një lëndim në parakrahun e djathtë, pa frakturë. Krahu u imobilizua si masë paraprake”, citohet të ketë thënë Vatikani.

    Më 7 dhjetor, udhëheqësi katolik thuhet se goditi mjekrën e tij në komodinën e tij, duke e lënë atë me një mavijosje të rëndë dhe të dukshme.

    Siç bëhet e ditur më tej, 88-vjeçari, problemet e mëparshme shëndetësore të të cilit kanë përfshirë periudhat e bronkitit, shpesh duhet të përdorë një karrige me rrota për shkak të gjunjëve të dobët dhe lëviz nëpër apartamentin e tij në Santa Marta me ndihmën e një “kornize ecjeje”.

    Vatikani tha se rënia e së enjtes ndodhi në shtëpi.

    Spekulimet për shëndetin e Papës janë bërë konstante në qarqet e Vatikanit.

    Megjithatë, Françesku ka thënë se nuk ka në plan të japë dorëheqjen, pavarësisht faktit se paraardhësi i tij, Papa Benedikti XVI, ka “hapur derën” për mundësinë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Shkurt 2025
    Shtetet e Bashkuara dhe Rusia ranë dakord të martën për rikthimin e funksionimit normal të misioneve të ndërsjella diplomatike, tha Sekretari amerikan...
    Bota/Rajoni18 Shkurt 2025
    Vatikani ka thënë se Papa Françesku ka pneumoni në të dyja mushkëritë. Infeksioni respirator i Papës përfshin edhe bronkitin astmatik, i cili...
    Bota/Rajoni18 Shkurt 2025
    Pas njoftimit të djeshëm se në shkollën fillore “Kirili e Metodi” në fshatin Rramanli të Kumanovës tek një nxënës është konfirmuar zgjeba,...
    Të tjera
    Lajme18 Shkurt 2025
    Ismet Kryeziu nga DnV e ka quajtur skandal organizimin e festës për 17-vjetorin e Pavarësisë që Konsullata e Kosovës në Shtutgart e...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami është takuar me Peter Sorensen, emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. Ai ka shkruar se...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Zgjedhjet e 9 shkurtit të 2025-tës, kanë sjell emra të ri në politikë e sidomos në listat e kandidatëve për deputetë. PDK...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Republikës së Panamasë, Jose Raul Mulino Quintero,...
    Kronika18 Shkurt 2025
    Sot nga Hetuesit policor të Kryeqytetit është arrestuar një person i dyshuar për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti...
    Vip18 Shkurt 2025
    Reperi i njohur shqiptar, Fero, i cili tashmë ka ndryshuar emrin në Khattab, ka folur hapur për jetën dhe karrierën e tij....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.