×
  • Lajme
  • Lajme

    IPK prezantoi rolin e tij para kadetëve të Gjeneratës së 61-të të PK-së

    FrontOnline
    16 Janar 2025

    Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht përfaqësuesit e saj kanë mbajtur prezantim/ligjëratë para kadetëve të Gjeneratës së 61 të Policisë së Kosovës e cila është duke vijuar trajnimin bazik në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtri.

    Ligjërata respektivisht prezantimi me temën “Roli dhe misioni ligjor i IPK-së” është mbajtur me secilën klasë të kadetëve të cilët janë duke vijuar trajnimin themelor në AKSP.

    Realizimi i aktivitetit të tillë ka për qëllim që IPK të jep informacione shtesë lidhur me rolin, misionin dhe për fushë-veprimtarinë e saj si dhe pritet të ketë ndikim pozitiv edhe në aspektin e preventivës gjenerale dhe fuqizimit të integritetit të zyrtarëve të PK-së.

    “Përveç prezantimit, ligjëruesit e IPK-së ndanë edhe përvojën e tyre me kadetët e rinj në funksion të fuqizimit të integritetit për profesionin fisnik të zyrtarit policor për zbatimin e ligjit në Kosovë. IPK falënderon Policinë e Kosovës, AKSP-në dhe instruktorët e trajnimit bazik për bashkëpunimin e treguar dhe përkrahjen e tyre për realizimin e këtij aktiviteti”, njofton IPK.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Shkurt 2025
    Lëvizja Vetëvendosje po prin me 55.77% kur janë numëruar 23.65% të votave apo 599 kuti nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. E dyta...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Web faqja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po ka vështirësi në funksionimin e saj. Ajo nganjëherë nuk po hapet e nganjëherë nuk...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Albert Krasniqi nga Demokracia në Veprim ka deklaruar se nga rezultatet e Exit Poll-ve të publikuara në mediat kosovare del se asnjë...
    Të tjera
    Lajme09 Shkurt 2025
    Blerand Stavileci nga Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar pas mbylljes së qendrave të votimit, përmes një konference për media, nga ku...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Policia e Kosovës ka dalë me komunikatë për media për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Siç thotë Policia, “Plani...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve në orën 19:00, ka filluar numërimi i votave, tha në një konferencë për media zëdhënësi i Komisionit...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Zëdhënësi LDK-së, Besian Mudtafa ka dalur në një konferencë për medie nga ku ka thënë se nga të dhënat e fundit preliminar...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sipas të dhënave preliminare dalja e qytetarëve në zgjedhjet paralamentare 2025 ka qenë mbi 40%....
    Lajme09 Shkurt 2025
    Gjatë fushatës zgjedhore, katër kandidatët për kryeministër kanë folur për mundësinë e lidhjes së koalicioneve paszgjedhore. Disa prej tyre kanë mohuar mundësinë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.