×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Izraeli kërkon të mbajë kontrollin mbi Gazën pas armëpushimit

    FrontOnline
    16 Janar 2025

    Hamasi dhe Izraeli kanë arritur marrëveshje armëpushimi të ndarë në tri faza. Presidenti Joe Biden dhe pasuesi i tij, Donald Trump e përshëndetën marrëveshjen. Zoti Trump u zotua ta shfrytëzojë atë për të vazhduar përmirësimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe vendeve arabe. Këto të fundit këmbëngulin që zgjidhja përfundimtare të jetë krijimi i një shteti të pavarur palestinez. Megjithatë, disa analistë thonë se Izraeli po përgatitet për një qëndrim afatgjatë në një pjesë të Gazës.

    Faza e parë e marrëveshjës së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit fillon me një tërheqje të pjesshme të forcave izraelite. Kjo do t’u mundësonte palestinezëve që ikën në pjesën jugore të Gazës të kthehen në shtëpitë e tyre, në veri.

    Në fazën e dytë, ushtria do të tërhiqej pasi të lirohen të gjithë pengjet, që kërkon negociata të reja. Qëllimi i fazës së dytë është dhënia fund e konfliktit.

    Për këtë mund të duhen muaj të tërë.

    Analistët thonë se ndërkohë sulmet janë të mundshme.

    “Do të shihni sulme të rregullta izraelite në Gazë, ashtu siç ndodhin në Bregun Perëndimor, gjë që nuk kërkon praninë e një numri të madh të forcave në Rripin e Gazës. Për sulme duhet vetëm liria e lëvizjes”, thotë analisti ushtarak Yonah Bob nga gazeta ‘Jerusalem Post’.

    Faza e tretë dhe e fundit, mbulon periudhën pasi të marrë fund konflikti: rindërtimin e Gazës me një strukturë të re qeverisëse.

    Presidenti amerikan Joe Biden dhe Presidenti i zgjedhur Donald Trump e përshëndetën marrëveshjen.

    Analistët thonë se kërcënimet zotit Trump javën e kaluar se “ferri e pret” Hamasin nëse nuk arrihej një marrëveshje përpara inaugurimit të tij, mund të kenë luajtur rol.

    “Banorët e Gazës tanimë janë në ferr, por ekziston gjithashtu ndjenja se Trumpi mund të ketë bërë trysni ndaj kryeministrit Netanyahu. Kjo është arsyeja pse po ecim përpara”, thotë Mirette Mabrouk nga Institui i Lindjes së Mesme.

    Zoti Trump, në një postim në rrjetin social ‘Truth’ tha se ai do ta shfrytëzojë marrveshjen për të zgjeruar Marrëveshjet e Abrahamit, të ndërmjetësuara nga Uashingtoni, për të normalizuar marrëdhëniet arabo-izraelite. Vendet arabe vazhdojnë të këmbëngulin në krijimin e një shteti palestinez, apo dhënien fund të konfliktit përmes të ashtuquajturës zgjidhja me dy shtete.

    “Nuk e shoh këtë si të mundshme nën administratën Trump dhe kjo nuk është një kritikë e drejtpërdrejtë ndaj tij apo dikujt tjetër. Izraelitët dhe palestinezët janë shumë larg arritjes së marrëveshjeve të vështira që janë të nevojshme për zgjidhjen e konfliktit me krijimin e dy shteteve”, thotë Jonathan Ruhe nga Instituti Hebre për Sigurinë Kombëtare të Amerikës.

    Analistë të tjerë thonë se Izraeli po përgatitet për një qëndrim afatgjatë në një pjesë të Gazës.

    Korridori ‘Netzarim’ ndan Gazën në pjesën veriore dhe atë jugore. Ajo është shndërruar në një rrugë të gjerë, të asfaltuar, e veshur me dhjetëra kazerma ushtarake, që tregon se Izraeli do të ketë një prani ushtarake afatgjatë në Gazë.

    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se ky nuk është plani i tyre.

    “Vendimi se sa do të qëndrojmë i takon qeverisë. E kemi thënë shumë herë, nëse është e nevojshme, mund ta pastrojmë atë zonë brenda 24 orëve”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite Nadav Shoshani.

    Zyrtarët e Hamasit thanë se organizata e tyre e fitoi luftën. Ushtruesi i detyrës së shefit të Hamasit, Khalil al Hayya, tha se Izraeli nuk arriti qëllimet e tij në Gazë.

    Disa analistë izraelitë paralajmërojnë se Hamasi mbetet me ndikim në Gazë dhe mund të forcohet, nëse Izraeli tërhiqet plotësisht pas lirimit të të gjithë pengjeve.

    “Hamasi ende nuk është mposhtur plotësisht ushtarakisht dhe ende e kotrollon Rripin e Gazës. Këto ishin dy qëllimet më të rëndësishme izraelite që u përcaktuan nga qeveria dhe ende nuk janë arritur. Kjo është arsyeja pse kjo marrëveshje nuk është e mirë strategjikisht, por është e mirë nga pikëpamja morale dhe kombëtare për të liruar pengjet”, thotë Jonathan Concricus, ish-zëdhënës i ushtrisë izraelite.

    Ushtria thotë se dëshiron krimin e një zone neutrale prej të paktën një kilometri përgjatë kufirit për t’u siguruar që një sulm i Hamasit në Izrael nuk mund të ndodhë më kurrë./VOA/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Shkurt 2025
    Shtetet e Bashkuara dhe Rusia ranë dakord të martën për rikthimin e funksionimit normal të misioneve të ndërsjella diplomatike, tha Sekretari amerikan...
    Bota/Rajoni18 Shkurt 2025
    Vatikani ka thënë se Papa Françesku ka pneumoni në të dyja mushkëritë. Infeksioni respirator i Papës përfshin edhe bronkitin astmatik, i cili...
    Bota/Rajoni18 Shkurt 2025
    Pas njoftimit të djeshëm se në shkollën fillore “Kirili e Metodi” në fshatin Rramanli të Kumanovës tek një nxënës është konfirmuar zgjeba,...
    Të tjera
    Lajme18 Shkurt 2025
    Ismet Kryeziu nga DnV e ka quajtur skandal organizimin e festës për 17-vjetorin e Pavarësisë që Konsullata e Kosovës në Shtutgart e...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami është takuar me Peter Sorensen, emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. Ai ka shkruar se...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Zgjedhjet e 9 shkurtit të 2025-tës, kanë sjell emra të ri në politikë e sidomos në listat e kandidatëve për deputetë. PDK...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Republikës së Panamasë, Jose Raul Mulino Quintero,...
    Kronika18 Shkurt 2025
    Sot nga Hetuesit policor të Kryeqytetit është arrestuar një person i dyshuar për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti...
    Vip18 Shkurt 2025
    Reperi i njohur shqiptar, Fero, i cili tashmë ka ndryshuar emrin në Khattab, ka folur hapur për jetën dhe karrierën e tij....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.