×
  • Lajme
  • Lajme

    Naser Hafizit i vazhdohet paraburgimi edhe për 1 muaj

    FrontOnline
    16 Janar 2025

    Gjykata Themelore në Prishtinë i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për një muaj ushtruesit të detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Naser Hafizit.

    Hafizi ishte arrestuar në tetor të vitit të kaluar pas një serie raportimesh nga Albanian Post, ku ishin evidentuar keqpërdorime dhjetëra miliona euro nëpërmjet shlyerjes së borxheve të kompanive për ambalazhimin e ujit dhe pijeve në Kosovë.

    “Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, në çështjen penale kundër të pandehurit N. H., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special më datë 08.01.2025 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit N. H., iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, e cila masë i llogaritet nga data 10.01.2025 deri më datë 10.02.2025”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës së Prishtinës.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Shkurt 2025
    Gazetari Bujar Vitija ka raportuar se procesi i votimit është ende duke vazhduar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), shkruan Insajderi....
    Lajme09 Shkurt 2025
    Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka dhënë informacionet për zgjedhjet në komunën e tij. “Faleminderit Skenderaj për 17000 vota e për fitoren...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Gani Jakupi, i njohur si “peshkaqeni” apo diplomati’ i 7 mijë e 500 eurove rrogë nga Ministria e Punëve të Jashtme, është...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Shkurt 2025
    Tre burra u dërguan në spital, dy me plagë të rënda, pas incidentit në lagjen Stoneybatter. Një burrë është arrestuar pasi tre...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Lëvizja Vetëvendosje është duke vazhduar festën e saj edhe në qytetin e Vushtrrisë. Kjo festë po mbahet para selisë aty, dhe ka...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Prokurori i Shtetit ka njoftuar se ka ndaluar tetë persona për veprat penale kundër të drejtave të votimit. Në një komunikatë për...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se KQZ është duke mbledhur të dhënat pas numërimit të fletëvotimeve nga vendvotimet. Ai shtoi...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për procesin zgjedhor sot. Ai tha se uron që qeveria që do...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza pritet sonte të mbajë një adresim për media, ku do të flasë para popullit mbi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.