Edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në vazhdën e thirrjeve të KEDS-it, ka njoftuar se sot në disa lagje të kryeqytetit do të ketë shkyçje të energjisë elektrike.
“Për shkak të punimeve të domosdoshme në rrjet dhe siguri të sistemit, KEDS-i njofton se disa lagje të qytetit tonë do të mbesin pa rrymë për një periudhë të caktuar gjatë dy ditëve të ardhshme”, njoftoi sot Ahmeti.
KEDS-i gjatë së mërkurës njoftoi gjithashtu qytetarët se për shkak të punimeve, do të ketë shkyçje.