×
  • Lajme
  • Lajme

    Për shkak të pandemisë, s’ka më vizita në burgje – komunikimi tash e tutje përmes Skype-it

    FrontOnline
    11 Korrik 2020

    Nga kjo e shtune, në burgjet e vendit nuk është lejuar asnjë takim i të burgosurve me familjarë. E kjo ndalesë po bëhet për shkak të parandalimit të përhapjes së COVID-19.

    Takimet me familjarë e me avokatë, nga sot do të mundësohen përmes skype.

    Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë thonë se të burgosurit do të komunikojnë përmes Skype me familje.

    Ulëset para Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë të shtunën po qëndrojnë zbrazur.

    Jo për shkak që është ditë fundjave, por sepse familjarët nuk mund të vizitojnë më të paraburgosurit dhe të dënuarit këtu.

    Vizitorët të cilët kalojnë nëpër këtë portë, e pastaj ndjekin këtë rrugë deri te dhoma e vizitave prej kësaj të shtunë do t’i mungojnë kësaj qendre të paraburgimit.

    E njëjta vlen për të gjitha qendrat e Shërbimit Korrektues në vend.

    Kështu ka vendosur Shërbimi Korrektues i Kosovës, për shkak të situatës me pandeminë Covid 19 në vend.

    Zëvendës drejtoresha e Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë, Besa Sahiti Tahiri thotë se të paraburgosurit dhe të dënuarit do të vazhdojnë kontaktin me familjarët dhe avokatët e tyre, duke shfrytëzuar një mundësi tjetër.

    Aktualisht asnjë nga 182 të burgosurit këtu nuk është i infektuar me Covid 19.

    Personat që qëndrojnë këtu qoftë në paraburgim, qoftë të dënuar, realizojnë të drejtën e vizitës në ditë të ndryshme të javës.

    Vizitat për ata që kanë shkelur ligjin e që qëndrojnë këtu në vuajtje të dënimit ose në paraburgim po ashtu janë të kufizuara sa i përket numrit të anëtarëve të familjes.

    Qendra e paraburgimit në Prishtinë është e ndarë në dy pavijone, në të cilat janë të ndarë të burgosurit dhe personat që qëndrojnë në paraburgim.

    Zyrtarët e Shërbimit Korrektues këtu, posedojnë një listë të familjarëve për secilin të burgosur e që mund të kryejnë vizitat.

    Lista nuk e tejkalon numrin 25.

    Edhe komunikimi përmes skype, këtu do të jetë i kontrolluar nga ana e zyrtarëve. Po ashtu në gjithë hapësirën e kësaj qendre janë të vendosura kamerat e sigurisë, përfshirë edhe ato lëvizëse.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, ka deklaruar të mërkurën se Irani është përpjekur ta vrasë presidentin amerikan, Donald Trump. Gjatë një konference...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.