×
  • Lajme
  • Front TV
  • Kronika
  • Front TV

    Për pesë muaj, 648 raste të dhunës në familje në Kosovë

    FrontOnline
    27 Qershor 2020

    Rastet e dhunës në familje prej fillimit të këtij viti e deri më tani kanë shënuar rritje për 24.37 për qind në krahasim me pesë mujorin e vitit të kaluar.

    Sipas drejtorit të Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës, Afrim Ahmetit, gjatë periudhës janar – maj të këtij viti në policinë e Kosovës janë raportuar 648 të dhunës në familje.

    LEXO EDHE: 37 zyrtarë policorë të infektuar me Covid-19, 158 në vetizolim

    “Nga janari në maj, gjatë katër mujorit të vitit 2020, kemi pasur një rritje prej 24.37 për qind. Janar-maj 2020, kanë qenë 648 raste përderisa, janë-maj 2019 kanë qenë 521 raste. Vërtetë është shqetësuese. Ne kemi njësi të trajnuara për trajtim për rastet e dhunës në familje, dhe me shumë kujdes i trajtojmë këto raste”, ka thënë Ahmeti për Front Online.

    Ahmeti i cili vlerëson se është rritur besueshmëria e qytetarëve në raportimin e këtyre rasteve, deklaroi po ashtu se viktimat e dhunës në familje po i raportojnë këto raste në policinë e Kosovës, në kohën e duhur.

    “Edhe pse për një kategori të rasteve ne e vlerësojmë që vërtetë për çdo ditë besueshmëria e qytetarëve po rritet në policinë e Kosovës, dhe rastet që në të kaluarën nuk janë raportuar, tani qytetarët po kanë besim dhe viktimat e dhunës në familje po i raportojnë këto raste në polici në kohën e duhur”, tha tutje Ahmeti për Front Online.

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.