×
  • Lajme
  • Lajme

    Për 5 muaj 2080 raste të pickimeve nga rriqrat në Kosovë, IKSHPK-ja apelon për kujdes

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në Kosovë për pesë muaj ka pasur 2080 raste të pickimit nga rriqrat.

    “Instituti po përcjell me vëmendje situatën epidemiologjike në komunat endemike me ethe hemorragjike Krime-Kongo. Sipas të dhënave të grumbulluara në IKSHPK për periudhën 01.02.2019-05.07.2020, janë raportuar gjithsej 2080 raste të pickimeve nga rriqrat në Kosovë. Numri më i madh i pickimeve është raportuar nga komuna e Malishevës 837 raste, Suhareka 376 raste, Klina 187 raste, Rahoveci 118 raste dhe komunat e tjera me numër më të vogël të rasteve”, thuhet në njoftim.

    Tutje bëhet e ditur se deri më 05.07.2020 në Departamentin e Mikrobiologjisë janë testuar 10 mostra të dyshimta ne EHKK një rast ka rezultuar pozitiv në EHKK.

    Komuna e Malishevës ka bërë dezinsektim selektiv në asgjësimin e rriqrave! Komunat tjera endemike po përgatiten dhe besojmë së shpejti do të fillojnë me dezinsektim selektiv.

    IKSHPK dhe komunat endemike apelojnë për kujdes dhe rekomandojmë qytetarët për sivjet:

    1. Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,

    2. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,

    3. Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),

    4. Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,

    5. Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,

    6. Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,

    7. Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),

    8. Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,

    9. Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.