×
  • Lajme
  • Lajme

    Për 100 ditë qeverisje, Kurti dhe vartësit e tij shpenzuan afër 80 mijë euro

    FrontOnline
    27 Maj 2020

    Qeveria Kurti ditë më parë tejkaloi 100 ditëshin e saj – 50 si qeveri me kompetenca të plota dhe 50 e këndej si qeveri në detyrë.

    E për këtë periudhë qeveritarët që janë pjesë e saj së bashku kanë shpenzuar 77 mijë e 200 euro e 64 cent nga buxheti i shtetit.

    Këto shpenzime mund të cilësohen edhe si më të ulëtat që janë bërë deri më tash, mirëpo edhe aktivitete e Kurtit dhe të tjerëve nuk kanë qenë të mëdha.

    Kryeministri Kurti për 100 ditë ka dalë pak herë jashtë vendit, e prej tyre më të rëndësishmet janë udhëtimi për Shqipëri dhe Gjermani.

    Shpenzimet, sipas dokumenteve që ka siguruar FaktePlus, shihet se kanë shkuar për paga, bileta të udhëtimit jashtë vendit, akomodim gjatë udhëtimit jashtë vendit dhe shpenzime të telefonisë.

    Vetëm kabineti i Albin Kurtit për 100 ditë qeverisje ka shpenzuar mbi 45 mijë euro.

    Kabineti i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për bileta të udhëtimit jashtë vendit kanë shpenzuar 1 mijë e 144 euro, shkruan FaktePlus.

    Zyrtarët kur udhëtojnë jashtë vendit sigurohen që të kenë edhe akomodim. E vetëm për akomodim jashtë vendit kabineti i Kurtit ka shpenzuar nga buxheti i shtetit 801 euro.

    Për këto udhëtime jashtë vendit, kabineti i Kurtit mori edhe mëditje.

    Vetëm për mëditjet e kabinetit jashtë vendit, janë dhënë 273 euro.

    E ky kabinet ka harxhuar hiç më pak se 1 mijë e 951 euro nga buxheti për telefon.

    Shpenzime në udhëtime, mëditje, telefona e paga ka bërë edhe kabineti i zëvendëskryeministrit, Haki Abazi.

    Veç për telefon kabinetit i Haki Abazit shpenzoi 1 mijë e 141 euro, ndërkaq pagat fikse sipas të dhënave  për zyrën e tij, janë 15 mijë e 663 euro.

    Gjithsej, kabineti i tij ka harxhuar 16 mijë e 663 euro brenda kësaj periudhe qeverisëse, shkruan FaktePlus.

    Nga këto shpenzime nuk ka shpëtuar edhe Avdullah Hoti.

    Kabineti i zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti, i cili menjëherë pas mocionit u shkarkua nga Kurti, i ka harxhuar 15 mijë e 300 euro e 15 cent.

    Në gjithë këtë, për bileta janë harxhuar 432 euro, për akomodim jashtë vendit 1 mijë e 488 euro dhe për mëditje 756 euro.

    Kurse sa i përket shpenzimeve telefonike nuk ka të dhëna. Ndërsa për pagat fikse janë dhënë 12 mijë e 432 euro./FaktePlus

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.