×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK nis mbledhjen e nënshkrimeve për ta ftuar Hotin në seancë të jashtëzakonshme

    FrontOnline
    07 Shtator 2020
    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka nisur sot mbledhjen e nënshkrimeve për të ftuar seancë të jashtëzakonshme parlamentare për takimet e delegacionit të Kosovës në Washington dhe marrëveshjet e nënshkruara.
    Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka konfirmuar se tashmë kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve për seancë jashtëzakonshme dhe siç tha ai, presin që kësaj nisme ti japin mbështetje edhe deputetë e partive tjera parlamentare.
    Ai tha se në seancën e jashtëzakonshme duhet të raportoj kryeministri Avdullah Hoti si udhëheqës i delegacionit dhe duhet të japë informacione të sakta për atë që ka diskutuar dhe përgjegjësitë që i ka marrë në emër të shtetit të Kosovës përmes dokumenteve të nënshkruara.
    PDK sot gjatë ditës ka mbajtur mbledhje të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar ku kanë diskutuar për fialogun e zhvilluar në Washington e Bruksel.
    Sipas komunikatës së lëshuar për media, Partia Demokratike e Kosovës i konsideron zhgënjyese zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi.
    “Pritjet e mëdha qytetare dhe të PDK-së për një marrëveshje finale që garanton njohjen e ndërsjellë, janë kthyer në një proces pa afat dhe me kompromise nga ana e delegacionit shtetëror të Kosovës”.
    Në takimin e përbashkët të kryesisë dhe grupit parlamentar të PDK-së, është konstatuar e rrezikshme rrëshqitja e delegacionit shtetëror nga bisedimet për marrëveshje finale e të obligueshme ligjore, në biseda për tema me karakter teknik.
    “PDK kërkon nga delegacioni shtetëror i Kosovës që të respektohet Kushtetuta e vendit. Bisedimet për territore dhe pasurinë kombëtare të Kosovës, janë anti-kushtetuese dhe kundër interesave strategjike të vendit. PDK e konsideron të pa dobishëm procesin e Mini-Shengenit të pranuar nga delegacioni shtetëror i Kosovës. PDK është për Shengen, por, jo për Mini-Shengen”, thuhet në komunikatën e PDK.

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.