×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK kritikon kryeministrin, thonë se ka shkuar në Shtëpi të Bardhë me ekip pa ekspertë, e pa strategji

    FrontOnline
    03 Shtator 2020

    Në takimin që do të mbahet me 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është dashur të marrin pjesë edhe ekspert të fushave dhe zyrtarë të cilët kanë përvojë politike, ka thënë, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

    Sipas saj, mënyra e organizimit nuk është e duhura, sepse para se të shkohet atje është dashur të dihen epilogu i këtij takimi.

    “Rreth procesit të dialogut mendoj se organizimi si është bërë nuk është i duhuri sepse para se të shkohet në dialog duhet të ketë një strategji dhe platformë, duhet të jenë temat të cilat i trajtojmë me prioritet që duhet të diskutohen. Si rrjedhim unë mendoj se delegacioni është dashur që të përbëhet përveç nga ministrat të cilët kanë shkuar mendoj se është dashur të ketë edhe ekspert të fushave, zyrtarë të cilët kanë përvojën politike dhe në diplomaci. Mendoj se edhe delegacioni do të ishte më i përmbushur dhe kryeministri do ta kishte anën më të ngritur profesionale me vete”.

    Deputetja Mulsiu-Shoshi tha se dialogu është përgjegjësi e Qeverisë. Ajo shtoi se nuk janë të informuar për temat që do të ngriten as të ekipit që ka shkuar me kryeministrin Avdullah Hoti.

    Musliu-Shoshi thotë se është shumë e çuditshme pse kryeparlamentarja Vjosa Osmani nuk është pjesë e delegacionit edhe pse ka pasur ftesë.

    “Dialogu është përgjegjësi e Qeverisë dhe duhet që ta marrë këtë përgjegjësi. Mendoj që kryeministri Hoti e ka vlerësuar të tillë dhe shpresoj që t’i shpërbejnë kryeministrit që të marrë vendimet e duhura për vendin tonë. Unë mendoj që është dashur të ketë edhe ekspert të fushave me vete. Çka është paksa e çuditshme është se edhe pse nuk ka raportuar për komision të Punëve të Jashtme nuk e kemi asnjë informatë as të temave që do të ngriten as të ekipit që ka shkuar me kryeministrin”.

    “Unë mendoj që është dashur të jetë një koordinim më i mirë në skenën politike sepse vetëm ashtu do të jetë përfaqësimi i plotë. Mirëpo edhe pse ka munguar ky përfaqësim për mua është shumë e çuditshme pse kryeparlamentarja Vjosa Osmani nuk është pjesë e delegacionit. Ajo është kryetare e Kuvendit dhe ka mundur që të përfaqësojë Kuvendin e Kosovës. Për mua është shumë e çuditshme pse kryeparlamentarja Vjosa Osmani nuk është pjesë e delegacionit dhe nuk e di se a ka pasur ajo ftesë që të jetë pjesë e këtij delegacioni”.

    Ajo potencoi se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është deklaruar se do ta mbështesin çdo marrëveshje që është gjithëpërfshirëse në të cilën garantohet sovraniteti i shtetit, integriteti territorial, njohja reciproke dhe anëtarësimi në OKB, raporton EO.

    “Kryetari i PDK-së ka dhënë prononcimin e tij që ne e mbështesim një marrëveshje që do të vijë në kuvend dhe që është gjithëpërfshirëse në të cilën garantohet sovraniteti i shtetit, integriteti territorial, njohja reciproke dhe garantohet anëtarësimi në OKB”.

    “Ku janë ShBA-ja ne asnjëherë nuk kemi dal të dështuar, mirëpo gjithmonë kemi dal fitimtar dhe si e tillë mendoj që edhe ShBA-të dhe BE-ja janë partnerët tanë strategjik dhe duhet që të dyja të jenë të koordinuara në mënyrë që ky proces të ecë përpara”.

    Liderët e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Washington, me ftesën që u ka bërë këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brein.

    Ky takim fillimisht ishte planifikuar të mbahej më 2 shtator. Por, ai është shtyrë për dy ditë më vonë.

    Kurse më 7 shtator, në Bruksel pritet të takohen delegacionet e të dyja vendeve, të përfaqësuara në nivelin më të lartë politik, nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Deri në dy orë po vijojnë pritjet për të hyrë nga Jarinja në Kosovë. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kombëtar, edhe te...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme bore deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një 69-vjeçar ka humbur jetën sot në Korçë, pasi ka rënë nga rimorkio e traktorit. Policia ka bërë të ditur se 69-vjeçar...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj...
    Hulumtime22 Dhjetor 2024
    Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Sevillas, në kuadër të xhiros së 19-të në LaLiga. Golin e ka shënuar kush tjetër...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Instituti Demokratik i Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimit, ky kryeministri Albin Kurti dha njoftimin se Ministria e Financave po ndan për...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sot, në një bashkëbisedim të zhvilluar në Gjilan me veteranë të UÇK-së dhe pensionistë të FSK-së,  kandidati per deputet i  PDK-se ,...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Autoritetet gjermane të sigurisë e pranuan se kishin marrë informacione vitin e kaluar për autorin e dyshuar për sulmin vdekjeprurës në një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.