×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK-ja ia kthen sot përgjigjen Hotit që ia kërkoi një zyrtar për Uashington

    FrontOnline
    27 Gusht 2020

    Kryeministri Avdullah Hoti ia ka kërkuar nga një përfaqësues për delegacion në Uashington opozitarëve. Lëvizja Vetëvendosje menjëherë e ka refuzuar, ndërsa Memli Krasniqi i PDK’së thotë se partia e tij i kthen përgjigje sot kryeministrit.

    Kryeministri Hoti, që do ta drejtojë delegacionin e Kosovës në me Serbinë, në Shtëpinë e Bardhë në SHBA, dëshiron që me vete të ketë edhe përfaqësues të opozitës.

    Dje në konferencë për media ka thënë se tashmë u ka dërguar letra partive opozitare për t’u kërkuar që të bëhen pjesë e ekipit të tij përballë Serbisë.

    Partia Demokratike e Kosovës akoma nuk dihet nëse do të jetë pjesë e delegacionit kosovar, ndërsa nënkryetari i saj, Memli Krasinqi thotë se gjatë ditës “e kthejmë përgjigjen sot”.

    Ndërkaq, LVV-ja e ka refuzuar menjëherë. Zëdhënësi i saj, Përparim Kryeziu, ka renditur arsyet pse kjo parti nuk pranon të jetë pjesë e delegacionit, që kryeministri Hoti do ta udhëheqë.

    “Në përputhje me qëndrimet tona në raport me këtë qeveri jolegale dhe jolegjitime, për arsyet e lartëpërmendura, por jo vetëm, Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese. Pozicioni ynë në këtë çështje është i qartë. Kosova mund të dialogojë me Serbinë vetëm pas zgjedhjeve të parakohshme kur do të kemi qeveri me legjitimitet të plotë, që harton, prezanton dhe siguron unitet përmes një platforme që merr mbështetjen e 2/3 të deputetëve në Kuvend si dhe duke u nisur gjithnjë nga reciprociteti si parim i marrëdhënieve të barabarta ndërshtetërore”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

    PDK’ja në qershor, kur ishte caktuar takimi i parë mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, e kishte mirëpritur iniciativën e amerikanëve për ndërmjetësim.

    Ai takim u anulua pasi Prokuroria në Hagë publikoi njoftimin se ka dorëzuar aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaci në ditën kur ai ishte nisur për në takimin e Uashingtonit.

    Ndërkaq LVV-ja ka kritikuar organizimet që po i bën Richard Grenell, emisar special i Presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi.

    Kreu i LVV’së, ka kërkuar që Kosova ta kundërshtojë njëzëri Grenellin.

    “sa i përket të dërguarit të posaçëm Grenell, meqenëse ai ka thënë se Kosova duhet ta heqë reciprocitetin me Serbinë, mendoj se duhet të veprojmë me të njësoj siç vepruam me ambasadorin Gelbard kur në 1998 tha se UÇK-ja është terroriste, pra ta kundërshtojmë njëzëri, në mënyrë që ta kuptojë se kjo qasje është e papranueshme për ne”, shkroi Kurti para gjashtë ditësh.

    Raportet mes Kurtit dhe emisarit të Trumpit u acaruan, kur Grenell kërkonte vazhdimish atij sa ishte kryeministër që të hiqte tarifën ndaj produkteve serbe. Kurti nuk e hoqi tarifën, ndërsa më vonë LDK’ja ngriti mocion mosbesimi me arsyen kryesore “rrezikimin e raporteve me SHBA’në”. /Express

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.