×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK i kërkon llogari Hotit për dialogun në Bruksel

    FrontOnline
    30 Shtator 2020

    Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës Besa Ismajli, ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës mocionin për interpelancë me kryeministrin lidhur me përgjegjësitë në raport me zhvillimet në procesin e dialogut në Bruksel dhe punën e grupeve teknike.

    Deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së, si parashtruesë të këtij mocioni, kërkojnë që në këtë seancë kryeministri të raportojë për secilën pikë një nga një, të çështjeve të diskutuara në Bruksel, nga ana e grupeve teknike dhe të njoftoj Kuvendin me zotimet dhe përgjegjësitë e marra.

    Po ashtu, Partia Demokratike kërkon që kryeministri të arsyetoj secilin prej këtyre zotimeve, pasi që ai disa herë me radhë ka deklaruar se në Bruksel është draftuar kapitulli i marrëveshjes përfundimtare për të pagjeturit.

    “Çështja e të pagjeturve është njëra nga problemet më të rëndësishme që kërkon zgjidhje, ndërkaq Qeveria dhe udhëheqësi i saj z. Hoti, nuk kanë treguar vullnetin më të vogël për të ofruar transparencën e nevojshme lidhur më këtë proces. Kryeministri nuk fshehur dhe nuk ka treguar as për aspektet organizative të procesit si, përbërja e grupit të ekspertëve, kredencialet personale, kombëtare apo akademike, dhe përvojën e tyre përkatëse”, njofton Partia Demokratike e Kosovës.

    “Çështje tjetër që është përmendur nga ana e Kryeministrit është edhe koncept dokumenti i diskutimit për dëmet e luftës. Edhe në këtë pikë mungon transparenca. Vazhdon të mbetet ende e paqartë se çka është duke kërkuar Qeveria dhe cili është plani konkret i saj për arritjen e zgjidhjes së këtij problemi, si njëra ndër temat më të rëndësishme të dialogut. Meqë Kryeministri z. Hoti vazhdimisht ka deklaruar suksese nga puna e grupeve teknike, Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të informohet për këto “suksese”, të cilat të paktën deri më tani, kanë mbetur në nivel deklarativ përderisa nuk ka asnjë hap konkret për zgjidhje, qoftë të një problemi të vetëm”.

    Prandaj, deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës parashtruesë të këtij mocioni kërkojnë që në këtë Interpelancë, Kryeministri Hoti të raportojë veçanërisht për procesin e përgjithshëm të dialogut të zhvilluar në Bruksel, për secilën temë veç-e-veç që ka qenë apo është objekt i diskutimit nga ana e grupeve teknike.

    Nga Rubrika
    Kronika13 Gusht 2025
    Një mashkull kosovar, një femër kosovare dhe një femër tjetër, shtetase e huaj, janë arrestuar mëngjesin e djeshëm në Gramaçel të Deçanit....
    Kronika13 Gusht 2025
    Një zyrtar policor, jashtë orarit dhe në rroba civile, ka ndërhyrë për të parandaluar një mosmarrëveshje në fshatin Abri të Skenderajt, ku...
    Kronika13 Gusht 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Vushtrri. Një grua është gjetur e vdekur në rrethana të dyshimta....
    Të tjera
    Kronika13 Gusht 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një grua në Ferizaj. Sipas raportit 24-orësh, me vendim...
    Lajme13 Gusht 2025
    Njohësi i zhvillimeve politike, Azem Vllasi, shpreson që elektorati të reflektojë në rast të mbajtjes së zgjedhjeve të reja. “Shpresoj se votuesit...
    Kronika13 Gusht 2025
    Një person u vetaksidentuar dje në Nekoc të Gllogocit. Sipas policisë, rreth orës 12:19, drejtuesi i veturës u vetaksidentua nga pakujdesia. Fatkeqësisht...
    Kronika13 Gusht 2025
    Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë. Një person është lënduar e ku të përfshirë ishin...
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të zhvillojë ditën e sotme seancën për të shqyrtuar kërkesën e...
    Lajme13 Gusht 2025
    Njohësi i zhvillimeve politike, Azem Vllasi e kritikoi qasjen ideologjike të Vetëvendosjes, duke thënë se udhëhiqet nga bindje marksiste-leniniste, ku pushteti nuk...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.