×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK i çon letër VV-së, pyesin a i kanë hequr vijat e kuqe ndaj tyre

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Partia Demokratike e Kosovës, iniciativës së Lëvizjes Vetëvendosje për rrëzimin e Qeverisë Hoti, i është përgjigjur me disa pyetje në formë sqarimi, për të cilat nuk ka marrë përgjigje.

    Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se ata kanë kërkuar disa sqarime nga VV, siç është edhe çështja nëse partia e Kurtit ka hequr “vija e kuqe”të bashkëpunimit me PDK-në, por ka thënë se mocioni i iniciuar nga VV është joserioz.

    “Kemi përjashtuar një varg pyetjesh tek Lëvizja Vetëvendosje, fillimisht kemi kërkuar të dimë që ai ka hequr Vetëvendosje, ‘vijat e kuqe’ për bashkëpunim me PDK-në. Çështje tjetër është se a ka ndryshuar vetë Vetëvendosje qëndrim, sepse kur LDK ka marr një iniciativë për rrëzimin e Qeverisë Kurti në kohë pandemie, kemi pas një reaksion jashtëzakonisht të madh nga ta edhe pse numri i të infektuarave ka qenë rreth 15 persona në ditë, ndërsa sot në piku e pandemisë, ku kemi deri 200 të infektuar në dite, pra, kemi kërkuar të dimë se çfarë ka ndryshuar, kur atëherë e ka kundërshtuar e tash inicion mocionin. Shqetësimi jonë i tretë është se VV përmes këtij mocioni po mundohet të ja zgjasë jetëgjatësinë Qeverisë Hoti, sepse nëse një iniciativë e tillë dështon, në bazë të ligjit asnjë parti nuk mund të iniciojë tjetër mocion mosbesimi”, është shprehur Hoxha.
    Ai ka bërë të ditur se PDK nuk do të jap nënshkrimet për këtë mocion, por, ka thënë se mbështesin rrëzimin e Qeverisë Hoti, që sipas tij, është vazhdimësi e keqqeverisje së Qeverisë Kurti.

    “Nuk do ta mbështesim një iniciativë të tillë, sikur që nuk e kemi mbështetur as iniciativën e LDK-së, për ta shkarkuar Qeverinë Kurti, por natyrisht se edhe Qeveria Hoti është një vazhdimësi e saj, që është duke i ndjekur hapat e saj të dështimit edhe me menaxhimin e pandemisë dhe ekonomisë”.

    ” PDK në baze të asaj që ka deklarua çdo iniciativë për rrëzimin e Qeverisë do ta mbështesë, sepse vendi ka nevojë për ndryshime, dhe pa PDK-në në Qeveri nuk janë duke mundur me ece gjërat përpara e veçanërisht ato projektet strategjike”, është shprehur Hoxha.

    PDK ka marrë oferta që të bashkohet në koalicionin Qeverisës nga zyrtarë të partive në qeverisje, por, Hoxha thotë se këto i kanë parë vetëm përmes medieve. Ndërsa shton se PDK do ta respektojë vullnetin e qytetarëve të 6 tetorit të vitit të kaluar.

    “Ne kemi dhënë shembull me 6 tetor kemi pranuar se nuk jemi parti fituese dhe kryetari Veseli ka dhënë shembullin më të mirë që ne do të mbesim parti opozitare. Për çdo ndryshim në të ardhmen do te jeni të njoftuar nga organet drejtues të PDK-së”, është shprehur Hoxha.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.