×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK dënon kërcënimin me jetë të deputetes Eliza Hoxha, hetuesia të merret me rastin

    FrontOnline
    28 Prill 2020

    Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas kërcënimit të deputetes së kësaj partie, Eliza Hoxhës.

    “Partia Demokratike e Kosovës, i sheh me shqetësim kërcënimet që po ndodhin në rrjetet sociale, të motivuara nga aktualiteti politik, mosdurimi ndaj qëndrimit apo mendimit ndryshe dhe logjikës përjashtuese. Kërcënimi me jetë në rrjetin social kundër deputetes Eliza Hoxha, është shembull për të keq të degradimit të lirisë së shprehjes, duke u radhitur në vepra kriminale dhe të dënueshme, andaj presim që organet e drejtësisë të merren me rastin. PDK dënon ashpër çdo kërcënim, fjalor dhe veprim arrogant të motivuar nga cenimi i lirisë së tjetrit, andaj, ftojmë organet përgjegjëse të ndërmarrin të gjitha masat që kryesit e këtyre veprave të trajtohen sipas ligjit”, thuhet në reagim.

    Nga PDK kanë deklaruar se shumë herë kanë tërhequr vërejtjen për ashpërsimin e fjalorit linçues të partive politike kundrejt oponencës në skenën tonë politike, në veçanti gjatë muajve të fundit, të shfaqjes së arrogancës së paparë dhe përçarjes, faktorë që ndikojnë dhe përcillen edhe tek anëtarësia e partive politike.

    “Ky kërcënim, përbën vargun e kërcënimeve të palejueshme në shtetin tonë, për demokracinë dhe vlerat demokratike që ju bëhet deputetëve, drejtuesve apo anëtarëve të PDK-së, privatisht apo në rrjetet sociale, duke shpërfaqur mungesë të skajshme të kulturës, komunikimit dhe vlerave të demokracisë së vendit tonë nga persona të papërgjegjshëm”, thuhet në reagim.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.