Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nga presidenti Hashim Thaçi e nga Lidhja Demokratike e Kosovës ishte kërkuar në fund të muajit mars, kur numri i të infektuarve me COVID-19 ishte rreth 20.Rreth katër muaj më pas, kur në vend është shënuar rekord sa i përket numrit të të infektuarve brenda një dite, ndërmarrja e një veprimi të tillë nuk është duke u konsideruar e nevojshme.
Madje ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, konsideron se situata tani nuk është e krahasueshme me atë të muajit mars.
Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, kërkesa e bërë në mars nga presidenti dhe partneri i atëhershëm i koalicioni qeverisës ka qenë politike e nuk ka pasur të bënte me menaxhimin e pandemisë.
Kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme janë edhe nga Partia Demokratike e Kosovës pasi, sipas zëdhënësit të kësaj partie, Avni Bytyqi, tani është vonë për një gjë të tillë.Shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme e konsiderojnë të panevojshme edhe nga shoqëria civile.
Lidhur me këtë çështje KOHA ka provuar të marrë përgjigjeje edhe nga kryetari Isa Mustafa e ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, por ata kanë qenë të paqasshëm gjatë të martës. Përgjigje televizioni nuk ka marrë as nga Zyra e Presidentit, Hashim Thaçi, i cili një ditë më parë bëri thirrje për kujdes dhe shtoi se rreziku nga pandemia është ende i lartë.Javën e dytë të passhfaqjes së COVID-19 në vendin tonë presidenti Hashim Thaçi në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë kishte propozuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, porse dekretin për një gjë të tillë nuk e ka dërguar asnjëherë për shqyrtim në Kuvend.

Të tjera
-
14:03 | 06 Shkurt 2023
-
13:51 | 06 Shkurt 2023
-
13:50 | 06 Shkurt 2023
-
13:26 | 06 Shkurt 2023
-
13:20 | 06 Shkurt 2023
-
13:19 | 06 Shkurt 2023
-
Bota/RajoniPasojat e tërmetit që la mbi 1 mijë e 400…13:14 | 06 Shkurt 2023
-
13:09 | 06 Shkurt 2023
-
13:05 | 06 Shkurt 2023
-
Bota/RajoniTërmeti në Turqi, Veliaj: Jemi me ju13:00 | 06 Shkurt 2023
-
12:58 | 06 Shkurt 2023
-
12:57 | 06 Shkurt 2023