×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Pavarësisht pandemisë COVID-19, diaspora gjatë majit solli në Kosovë mbi 100 milionë euro

    FrontOnline
    05 Korrik 2020

    Pavarësisht pandemisë COVID-19, mërgata e Kosovës e ka thyer rekordin e dërgesave të parave në vendin tonë.Nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës për muajin maj 2020, diaspora ka dërguar 22.3 milionë euro më shumë se sa muaji i njëjtë i vitit të kaluar.

    Të dhënat tregojnë se në muajin maj 2020, u sollën në Kosovë 100.7 milionë euro, kurse një vit më herët kjo vlerë ishte 78.4 milionë euro.

    Sipas kanaleve të dërgimit, BQK thotë se, rreth 89 milionë euro janë transferuar me anë të agjencive të dërgesave të parëve, kurse pjesa tjetër me anë të bankave komerciale.

    Duke krahasuar periudhën e njëjtë të vitit aktual me atë paraprak, del se mërgata në drejtim të Kosovës ka sjell mbi 16 milionë euro më shumë, ku gjatë muajve janar-maj 2020 kanë ardhur 348.3 milionë euro.

    Për sa i përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania është shteti ku më së shumti dërgohen para në drejtim të Kosovës. Për tremujorin e parë të vitit 2020, del se nga Gjermania kanë ardhur 42.4 milionë euro, ndjekur nga Zvicra me 20.8 milionë euro dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 7.3 milionë euro.

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti në një intervistë për Telegrafi.com kishte thënë se gjatë periudhës se pandemisë COVID-19, përkatësisht muajt mars dhe prill, ka rënie të remitencave.Ai kishte paralajmëruar se, mosardhja e diasporës në Kosovë, rrezikon që në mos sjelljen e një miliardë eurove të tjera nga shpenzimet e tyre.“Nëse i referohemi vitit të kaluar, të hyrat nga remitencat kanë qentë 875 milionë euro ose në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto janë 12 për qind.

    Pritjet tona janë që remitencat të kenë rënie diku 14.1 për qind, gjatë këtij viti. Por, ne e kemi edhe kategori që diaspora i bënë në Kosovë, ne i quajmë shpenzime të udhëtimit, ku kjo shumë është rreth një miliard euro. Mos ardhja e tyre në Kosovë do ta rrezikonte këtë shumën prej një miliard euro”, kishte thënë Mehmeti.Nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit është rreth 350 mijë

    Nga Rubrika
    Ekonomi18 Dhjetor 2024
    Arkitekti Përparim Rama kishte propozuar mega projekte për Komunën e Prishtinës para tri viteve, kur ishte zgjedhur kryetar i Prishtinës, por premtimet...
    Bota/Rajoni16 Dhjetor 2024
    Bitcoin ka arritur në një rekord të ri, duke kapur vlerën e 106 mijë dollarëve përpara se të binte në rreth 105...
    Ekonomi13 Dhjetor 2024
    KESCO ka njoftuar se për sot dhe një pjesë të ditës së nesërme kanë importuar energji elektrike mbi 3.5 milionë euro. Sipas...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me grupin parlamentar ‘Bllokun e Progresit’ i kryesuar nga shefi i...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një zyrtar gjerman ka thënë se policia ka pasur kontakte më parë me të dyshuarin e akuzuar për sulmin në një turmë...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Driloni ka refuzuar t’i përgjigjej një pyetjeje që i ka bërë Drenusha atij për Sarën. Ajo e pyeti nëse i pengon pëlqimi...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Raporti i tij me femrat, nxiti sërish diskutimin e Gresës, Xhenetës e Drenushës, me Drilonin e Xuxin. Driloni u tha se edhe...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Sara dhe Gjesti janë parë në një afrimitet miqësie mes vete ndërsa ndanin në diskutim disa tema. Ndër to qe edhe situata...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Deri në dy orë po vijojnë pritjet për të hyrë nga Jarinja në Kosovë. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kombëtar, edhe te...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.